Kombëtarja, Duka: Dua trajner italian
nga dje më kanë ardhur 100 kërkesa

Kombëtarja, Duka: Dua trajner italian<br />nga dje më kanë ardhur 100 kërkesa
Largimi i menjëhershëm i trajnerit të përfaqësueses shqiptare, Gianni de Biasi ka shndërruar skuadrën kuqezi në "pre" të lakmuara në këtë prag merkatoje, ku fillon jo vetëm valsi i lojtarëve, por edhe i trajnerëve.
 
"Kanë mjaftuar 24 orë nga zyrtarizimi i shkëputjes së marrëdhënieve dhe kanë qenë dhjetra, apo qindra mesazhe që më kanë mbushur telefonin", konfirmon për Top Channel Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
 
Ky është një moment shumë i rëndësishëm i sezonit “kuqezi”, duke qenë se skuadra gjendet brenda objektivit, vendit të tretë në grup, por nga ana tjetër kërkohet edhe përgatitja e eliminatoreve të ardhshme të Europianit të 2020-s, ku mund të kemi mundësi dhe objektiva të ndryshme, në varësi të kundërshtarëve.
 
"Personalisht po kërkoj një trajner italian", shton më pas Presidenti i Federatës, i nisur edhe nga përvoja pozitive, por edhe karakteristikat e përshtatshëm të ekipit tonë, pa yje, por grup, shkruan Top Channel.
 
Në ketë mënyrë, Presidenti i FSHF-së i mbetet edhe një herë besnik idesë së tij, që nga koha kur ka ardhur në krye të futbollit shqiptar, se për përfaqësuesen është më mirë të kemi një trajner të huaj, me më shumë eksperiencë europiane. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria