Kombëtarja e femrave humbet
thellë në Greqi, zbret e fundit

Kombëtarja e femrave humbet<br />thellë në Greqi, zbret e fundit
Kombëtarja shqiptare e femrave pëson një tjetër humbje të thellë përballë Greqisë në Veria me rezultatin 4-0 duke përfunduar në vendin e fundit në renditje.

Ndeshja me Greqinë, përpos faktit se ishte një derbi, ishte e rëndësishme edhe për fatin e shqiponjave kuqezi për renditjen në grup, pasi Greqia kishte zero pikë, ndërsa Shqipëria kishte 3 pikët e vetme që mori përballë heleneve në ndeshjen e parë të zhvilluar në Durrës. Por me humbjen e thellë në Greqi zbret e fundit.

Greqia zhbllokoi rezultatin që në minutën e 2 me Sidran, ndërsa në të 31’ Kokoviadou dyfishoi. Në të 74’ Kongouli realizoi golin e tretë ndërsa Panteliadou vulosi pokerin.
 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Sulmi bën Sylvinhon me 'dhimbje koke', skualifikohet Mirlind Daku

Sulmi bën Sylvinhon me 'dhimbje koke', skualifikohet Mirlind Daku