Kombëtarja e Futsallës ka arritur një tjetër sukses duke kaluar raundin paraeliminator.
 
Kuqezinjtë mposhtën Anglinë me rezultatin e thellë 5-1, pas Bullgarisë pak ditë më parë sërish me goleadë.
 
Kombëtarja e mbylli me rezultatin e pastër 2-0 pjesën e parë me golat e Karajt në minutën e 11, ndërsa 30 sekonda më pas ishte Selmanaj që realizoi golin e dytë.
 
Në pjesën e dytë shënuan dy herë Brahimi dhe Halimi, ndërsa për Anglinë shënoi golin e nderit Ballinger.
 
Me këtë fitore Shqipëria kryeson Grupin D me 6 pikë dhe ndeshjen tjetër do ta luajë të premten kundër Maltës, që vlerësohet si ekipi më i dobët i grupit.
 
Me këtë paraqitje Shqipëria do të kalojë në raundin eliminator ku janë 21 ekipe dhe do të ndahen në 7 grupe, ndërsa vendi i parë shkon në në fazën finale të Europianit.