Kombëtarja e Kosovës në UEFA
ja formacioni 'Top 11' i ëndrrave

Kombëtarja e Kosovës në UEFA<br />ja formacioni 'Top 11' i ëndrrave
Pas pranimit të Kosovës në UEFA tashmë shtrohen disa pyetje. Nga yjet e shumtë me origjinë kosovare që mbrojnë ngjyrat e kombeve të tjera kush do të pranojë t’i bashkohet Kosovës ? Po kombëtarja kuq e zi a rrezikohet nga një eksod duke ditur që pjesa më e madhe në skuadrën e De Biasit, janë nga Kosova? Këto pyetje duhet të marrin një përgjigje dhe në fakt përgjigjja duhet të jetë individuale nga secili futbollist.

Çdo futbollistë do të vendosë me zemër nëse do t’i bashkohet apo jo Kosovës. Për vetë përbërjen dy janë kombëtaret që mund të kenë largime: Zvicra dhe Shqipëria. Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri,Valon Behrami e të tjerë yje që luajnë me helvetët kanë qenë gojëkyçur dhe janë mjaftuar vetëm më urimet në rrjetet sociale. Ata nuk kanë dhënë asnjë sinjal nëse do t’i bashkohen anëtarit më të ri të UEFA. Në Zvicër kanë filluar të dridhen.
 
Mediat vendase kanë ngritur pikëpyetjet për këtë çështje. Edhe pse loboi shumë për anëtarësimin e Kosovës në UEFA, ironikisht FSHF mund të preket dhe mund të humbasë lojtarë. Edhe djemtë kosovarë që janë nën urdhrat e De Biasit urimet i kanë dhënë nga rrjetet sociale dhe nuk kanë zbuluar se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Në fakt është folur për një marrëveshje mes dy Federatave, që, pas anëtarësimit të Kosovës, nga Shqipëria nuk do të ketë largime të titullarëve. Madje edhe vetë futbollistët që kanë luajtur të paktën një ndeshje me kuqezinjtë kanë shprehur dëshirën që të vijojnë me Shqipërinë. Por largimet nuk përjashtohen nga të pakënaqurit me De Biazin. I pari mund të jetë Alban Meha, jo i preferuar nga tekniku italian.
 
Drejt kombëtares së Kosovës mund të shkojnë lojtarët e përfaqësueseve të moshave, ku numri i kosovarëve është i madh. Yjet në Europë janë të shumtë dhe nëse do të pranonin të luanim për Kosovën do të krijohej një super kombëtare që do e kishin zili shumë përfaqësuese. Goal.com ka skicuar ketë njëmbëdhjetësh. Në portë: Ujkani. Në mbrojtje: Taulant Xhaka, Lorik Cana dhe Ujshal. Mesfusha me Behramin,Granit Xhakën, Xhemailin dhe Hetemaj dhe në sulm Januzaj, Mehmeti e Shaqiri.


top 11

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Dhunohet Policia Bashkiak, përfundon me fraktura në spital! Shkak dyshohet gjoba që i vendosi një furgoni të linjës së fshatit

Vlorë/ Dhunohet Policia Bashkiak, përfundon me fraktura në spital! Shkak dyshohet gjoba që i vendosi një furgoni të linjës së fshatit