Kombëtarja e futbollit fitoren ndaj Armenisë e ka festuar deri në orët e para të mëngjesit të së hënës në një nga lokalet e kryeqytetit nën ritmet e muzikës live.

Ashtu sikur duket edhe përmes videove të shpërndara në rrjetet sociale, pjesë e kësaj feste ishin kapiteni Lorik Cana, Bala, Basha, Xhaka, Shala, Lenjani, Curri dhe shumë lojtarë të tjerë.

Kuqezinjtë kanë shijuar në maksimumin 3 pikëshin përballë Armenëve që erdhi përmes një loje të mirë.