Në prag të Kampionatit Europian, Shqipëria ka fituar 3 vende në renditjen e FIFA që është publikuar sot. Ngjitja në renditje erdhi si pasojë e fitores që kombëtarja shqiptare e futbollit arriti përballë ekipit të Katarit pak ditë më parë në Austri.
Kombëtarja ka 667 pikë në total, 35 më tepër se muajin e kaluar dhe nga vendi i 45 është ngjitur në vendin e 42.
Nga rivalët e Grupit A në Euro 2016, Zvicra pozicionohet e 15, Franca e 17, ndërsa Rumania klasifikohet në vendin e 22.
Në renditjen e fundit para Euro 2016, Shqipëria lë pas ekipe si Skocia apo edhe Paraguai.
Në krye të renditjes botërore të FIFA-s mbetet Argjentina.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com