Kombëtarja, Gani De Biasi:
Me Lihtenshtejnin e vështirë

Kombëtarja, Gani De Biasi:<br />Me Lihtenshtejnin e vështirë
Në Shqipëri pritet me kërshëri lista e të grumbulluarve për ndeshjet me Lihtenshtejnin dhe Spanjën të vlefshme për eleminatoret e Rusi 2018, por ndërkohë De Biasi e prek paksa temën e ndeshjeve të radhës së Kombëtares teksa flet në radhët e të përditëshmes Tuttosport që e ka intervistuar për një opinion në lidhje me skuadrat italiane të impenjuara për Europa League.

De Biasi paralajmëron për sfidën me Lihtenshtejnin ndërsa shprehet: “Kemi një seri ndeshjesh, e para mund të duket e lehtë por nuk është e tillë, pastaj do të përballemi me Spanjën që është rikthyer në nivelin e pak viteve më parë dhe ka lojtarë të mëdhenj në organikë. Niveli teknik i futbollistëve të Kombëtares Spanjolle është i jashtëzakonshëm, ashtu sic janë dhe vetë lojtarët, duke nisur nga Diego Costa te David Silva apo Jordi Alba”.

Dinamo e Zagrebit
Më pas edhe një tjetër konfirmim besnikërie në drejtim të Kombëtares, me De Biasin që pyetjes nëse është e vërtetë se mund të shkonte te Dinamo e Zagrebit siç u përfol pak ditë më parë, i përgjigjet në këtë mënyrë: “Nuk pata asnjë telefonatë nga ta, pastaj unë kam një kontratë me Kombëtaren Shqiptare, jam i kënaqur që drejtoj Kombëtaren dhe synoj ta respektoj këtë impenjim”.

Cana shtyn lamtumirën nga kombëtarja
Kapiteni i ekipit kombëtar të futbollit, Lorik Cana ka shtyrë ditën e ceremonisë së lamtumirës me kuqezinjtë. Mbrojtësi ka hedhur poshtë zërat se ceremonia për lamtumirën nga Shqipëria do të bëhet në ndeshjen përballë Spanjës në 9 Tetor në Shkodër. Në një postim në Facebook, Cana thotë se ceremonia do të bëhet në qershor të 2017. Kapiteni u largua nga ekipi kombëtar pas përfundimit të finaleve të Europianit të Francës. Statusi i Lorik Canës: “Përshëndetje te gjithë miq, më kanë pytur rreth ceremonisë e lamtumirës me kombëtarën dhe zërat qe po qarkullojnë për mbajtjën e saj me 9.10 në Shkodër!!! Doja të ju informoj që nuk është e vërtet, dhe me shumë mundësi kjo ceremoni do të mbahët në 6 mujorin e parë të 2017 së. Me respekt dhe dashuri Loriku”.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Ilir Yzeir: Rri e rri e trazo hirin

Ilir Yzeir: Rri e rri e trazo hirin