Në një renditje të publikuar nga mediat britanike, Shqipëria renditet në vendin e 12 duke lënë pas 12 kombëtare të tjera, teksa një pjesë e tyre si organizatorët e Francës apo edhe Portugalia e Ronaldos nuk e kanë publikuar shumën që kanë shpenzuar për akomodimin.
Shqipëria është akomoduar në hotel “Agapa” në Pero-Guiro, që ndodhet në veri-perëndim të Francës, ndërsa nata kushton 245 Euro.
Përsa i përket vendit të parë për shpenzimet për akomodimin e kryeson Anglia, nata në hotelin ku do të qëndrojnë ‘Tre Luanët’ në Francë do të kushtojë 646 euro.
d.b/shqiptarja.com