Kombëtarja nis përgatitjet tekniko
taktike në Francë, gati për Zvicrën

Kombëtarja nis përgatitjet tekniko<br />taktike në Francë, gati për Zvicrën
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar pasditen e djeshme stërvitjen e saj të parë në Perros Giurec, qyteti ku edhe futbollistët shqiptarë do të qëndrojnë. Pas mbërritjes në hotel L’Agapa dhe pushimit të drekës, në orën 18.00 skuadra kreu stërvitjen.

Fillimisht, futbollistët i janë nënshtruar një përgatitjeje fizike dhe sprinte, ndërsa pjesa më e rëndësishme, ishte ajo taktike. Stërvitja u zhvillua për gati një orë në drejtimin e Tramezzanit dhe nën vëzhgimin e trajnerit De Biasi, në kushte jo të përshtatshme atmosferike, njofton Federata Shqiptare e Futbollit.

Më pas, stërvitja ka vijuar në palestrën e kompleksit sportiv. Ndeshja e parë e kombëtares shqiptare në kampionatin Europian të Futbollit Francë 2016, do të zhvillohet më 11 qershor ora 15.00 me një përballje ndaj Zvicrës.

l.n/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

‘O dreq, boll bërtite’, sherri te Hetimori i Shëndetësisë shqetëson Braçen! Deputeti i PS futet në mbledhje: Kam zyrën ngjitur

‘O dreq, boll bërtite’, sherri te Hetimori i Shëndetësisë shqetëson Braçen! Deputeti i PS futet në mbledhje: Kam zyrën ngjitur