Kombëtarja, prezantohen fanellat e
reja për ndeshjen me Italinë/ Foto

Kombëtarja, prezantohen fanellat e<br />reja për ndeshjen me Italinë/ Foto
Një uniformë e re për një fillim të ri. Kombëtarja shqiptare e futbollit do të vazhdojë eliminatoret e këtij Botërori me një tjetër imazh. Duke filluar nga ndeshja e ardhshme kundër Italisë në Palermo, kuqezinjtë do të kenë një uniformë të re. Fanella vazhdon të ruajë identitetin e simbolit shqiptar, që është shqiponja.

Gjithçka është dizenjuar nga e njëjta kompani shqiptare që kishte dizenjuar edhe modelin e mëparshëm, Pik Kreativ. Imazhi ballor i uniformës është një imitim i ndërthurjes së pendëve të shqiponjës, janë ruajtur një sërë elementësh, përfshirë këtu edhe moton "Ti Shqipëri më jep nder".

Sa i përket uniformës së kaluar e quajtur "Triumf" dhe që ishte një model i veçantë vetëm për finalet e Europianit, sipas FSHF-së ka patur një sukses shumë të madh në shitje dhe kjo jo vetëm në tregun shqiptar, por edhe në skajet më të largët të globit, si Singapori apo Hong Kongu. Megjithatë, me këtë fanellë të re pritet që dhe kombëtarja jonë të ketë një tjetër marsh për eliminatoret e Botërorit, të cilat kanë filluar larg pritshmërive.

“Jemi sot këtu për të prezantuar fanellen e re. Një vit më parë kemi shpallur martesën 6-vjeçare me Macron. Që prodhoi një bluzë me të cilën u përfaqësuean në euroopiam, triumf ishte dhe besoj na solli sukses.

Ishte fat për ne por edhe për Macron që që nga ajo ditë ka rritur shifrat e saj në tregun botëror jo vetëm me bluzat e Shqipërisë. Bluzat e re uroj të na sjellë sërish fat dhe të kthehet në simbol të gjithë atërë që do të ndjekin ekipin kombëtare dhe shpresoj të jetë fatsjellëse për ekipin”, theksoi në fjalën e tij dhe Presidenti i FSHF Armand Duka.

UNIFORMAT
Sytë nga e ardhmja pra me një fanelë të re që sic shpjegoi drejtori i Departamentit të marketingut në FSHF Gazmend Malo, në krijimin e së cilës është synuar rinovimi i imazhit të Kombëtares, duke ruajtur traditën dhe identitetin kombëtar.

Kush mund ta përfaqësojë atë më mirë se sa simboli ynë kombëtar, shqiponja, këtë herë një element i përcjellë prej saj në fanelë janë puplat e kraharorit që identifikohen në një fanelë plot sharm e krenari, ndërkohë që në pjesën e brendshme ashtu si te Triumf, është ruajtur vargu i famshëm i Naim Frashërit, “Ti Shqipëri më ep nder”. “Uniforma e parë mbetet rigorizisht në ngjyrat kuqezi, e dyta në versionin e bardhë me kombinimimn e të zezës në krahë, ndërsa e treta në ngjuyrë të zezë.

Një risi në to është përdorimi i logos së Federatës që në fakt është flamuri i Shqipërisë. Në ceremoninë e prezantimit fillimisht fanelat e reja u shfaqën në versionin e femrave, një zgjedhej për të ndihmuar në rritjen e popullaritetit për këtë Kategori. Më pas radha e modeleve të Kombëtares së De Biasit, me modelët e përzgjedhur që bënë prezantimin, ndërkohë që pasojë e impenjimeve të futbollistëve të Kombëtares ndër ta prezent ishte Alban Hoxha që bëri edhe vlerësimin e parë.

Duka: Festa mbaroi, Italinë e veshim kuqezi
Veç fjalëve uruese për fanellën e re të kombëtares, presidenti i Federatës Shqiptare Futbollit, Armand Duka, dha edhe një mesazh të forte për lojtarët kuqezinj. “Do të doja ti jepja një mesazh Kombëtares, që festa tashmë ka mbaruar se ndoshta nuk e kanë kuptuar ende. Tashmë është një luftë e re sportive. Duhet djersitur më tepër, për të marrë rezultate më të larta dhe jo të buzëqeshin më shumë dhe të marrin më pak rezultate”. Mesazhi është i fort. Nga ata pa ekuivoke.

Një deklaratë që duhet të përkthehet me reagim të menjëhershëm në fushën e lojës. Kreu i FSHF u shpreh në mënyrë të drejtë për drejtë për atë që kërkon nga Kombëtarja kuqezi në vijim të kualifikueseve të Botërorit 2018. Duke nisur nga sfida e 24 Marsit, në fushën e Italisë. “Në futboll pasi t’i kesh bërë të gjitha duhet të presësh edhe pak fat.

Dhe unë uroj që ne të kemi këtë fat me Italinë. Nuk dyshoj që ekipi do të ketë reflektuar, jam i bindur që nuk kemi dhënë më të mirën në ndeshjet e kaluara. Mund të them që ekipi ka kaluar një lloj shoku pas suksesit, një lloj shoku normal që e kemi kaluar të gjithë dhe pika e kthesës të jetë Italia, grafiku i ri të vijë në drejtimin e paraqitjes së mirë.”, tha Duka.

Presidenti i FSHF-së foli edhe rreth fushatës dhe takimeve që do të zhvillojë me drejtuesit e Federatave të tjera Europiane, në garën për t’u bërë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. “Nuk është se kam ndonjë program të përcaktuar. Kemi disa mbledhje me përfaqësues të rajoneve të ndryshme, një me rajonin e Ballkanit, një me rajonin e vendeve skandinave dhe një me rajonin e Europës qendrore.”

uniformat

uniformat
Kombëtarja
Fanellat e reja të kombëtares shqiptare

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit