Humbja në ndeshjen miqësore përballë Ukrainës nuk e ka zbehur aspak euforinë e kuqezinjve për Kampionatin Europian të Francë 2016 që do të nisë pas pak ditësh, përkundrazi synohen 5 pikë dhe kalimi i grupit përballë rivalëve të Francës, Zvicrës dhe Rumanisë.
Duke përfituar nga dita e pushimit pas miqësores, drejtuesit e FSHF kanë shijuar bukuritë e Italisë duke shpallur edhe objektivat.
Menaxheri i kombëtares, Alban Bushi ka postuar një foto me drejtuesit e FSHF, duke e shoqëruar me një status.
“Duke shijuar ditën e pushimit në liqenin e Iseos, Presidenti dhe zv. Presidenti treguan që kanë të njëjtin objektiv: të grumbullojmë 5 pikë në fazën e grupeve. Le të shpresojmë që po flet eksperienca e tyre në këtë rast”shprehet Bushi.
Në foto është Presidenti Duka, zv/presidenti Nuri, Sekretari Ilir Shulku, menaxheri Alban Bushi, Ervin Bulku dhe Denis Bastari.
Dita e diel është pushim për kuqezinjtë, ndërsa në mbrëmje në orën 22:00 do të nisen për në Francë për t’u akomoduar dhe filluar zyrtarisht përgatitjet anti- Zvicër.

d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com