Shqipëria mund të luajë pa tifozë ndonjë ndeshje të fushatës kualifikuese për Botërorin "Rusi 2018".

Sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku kërkon mbështetjen e medias, policisë dhe tifozëve për të mos u përsëritur incidentet e ndeshjeve të fundit.

Pas ndeshjes me Maqedoninë, ku në fushën e lojës u hodhën tymuese, por edhe sende të forta, një sjellje e tillë e tifozëve u përsërit edhe gjatë ndeshjes me Spanjën në 9 Tetor, në stadiumin "Loro Boriçi". 

Shulku paralajmëron se jemi në limitet e dënimit të tifozëve.

Ndeshjen e ardhshme, më 12 Nëntor, Shqipëria do të luajë ndeshjen e katërt kualifikuese përballë Izraelit, në stadiumin e Shkodrës. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com