Kombëtarja serbe në kaos para
ndeshjes me Danimarkën, plas grushti

Kombëtarja serbe në kaos para<br />ndeshjes me Danimarkën, plas grushti
Plas grushti në kombëtaren e Serbisë në prag të ndeshjes me Danimarkën pas grindjes mes dy lojtarëve të kombëtares, Stefan Mitrovic dhe Aleksandër Kolarov. Dy lojtarët raportohet nga mediat serbe se janë konfliktuar mes tyre dhe grindja ka degjeneruar në përplasje fizike.

Përplasja ka ndodhur në një seancë stërvitore përpara ndeshjes ndaj Danimarkës, e cila do të luhet më 13 qershor në Kopenhagen. Sherri nuk pritet që të mbyllet me kaq, pasi Kolarov ka kërkuar përjashtimin e shokut të skuadrës, Stefan Mitroviç nga Kombëtarja, ose në të kundërt ai do të tërhiqet.

Përplasja vjen vetëm pak ditë para se KAS-i të shpallë vendimin përfundimtar për ndeshjen Serbi-Shqipëri, aty ku Stefan Mitrovic u kthye në hero të serbëve, pasi tërhoqi dronin që mbante flamurin e Shqipërisë së Madhe.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën