Kombëtarja Shpresa e 21-vjeçarëve ka humbur me rezultatin e thellë 4-0 në ndeshjet e vlefshme për Eliminatoret për Europianin e vitit 2017.
 
Izraelitët dominuan ndeshjen duke mos u dhënë shanse shqiptarëve që të reagonin për të shënuar as golin e nderit.
 
Autorët e golave për izraelitët ishin Shoval Gozlan, Omri Altman, Nir Bitton dhe Dor Hugy.
 
Shqipëria nuk arriti dot të kualifikohet, por e mbylli në vendin e 4 me 12 duke qenë në garë deri në ndeshjet e fundit.
 
Humbja me Izraelin është një kambanë për kombëtaren e madhe, e cila në nëntor do të ndeshet me Izraelin për Rusi 2018.
 
 

dy.b/shqiptarja.com