Kombëtarja U-19 humbet me
penallti në finalen ndaj Rumanisë

Kombëtarja U-19 humbet me<br />penallti në finalen ndaj Rumanisë<br>
Kombëtarja U-19 e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani ka humbur në finalen e turneut “Roma Caput Mundi 2018”, në ndeshjen e luajtur sot në orën 10:30 në stadiumin Anco Marzio-Ostia (Romë). Të rinjtë e përfaqësueses kuqezi kanë zhvilluar një ndeshje të mirë përballë moshatarëve të tyre, por pa mundur të gjejnë golin e fitores, koha e rregullt përfundoi me rezultatin e barabartë 0-0.

Sipas rregullores së këtij turneu, që zhvillohet ne kryeqytetin e Italisë, pas kohës së rregullt, janë ekzekutuar penalltitë dhe jemi mundur me rezultatin 4-3 nga Rumania U-19. Nga pika e bardhë për Shqipërinë U-19, shënuan Pashaj, Blackori dhe Gkertsos. Të rinjtë e kombëtares luajtën me këtë formacion: Ismajlgeci, Isufi, Syla, Celhaka, Tuci, Gkertsos, Blackori, Lekaj, Marku, Veriu dhe Tafa  .

Kjo ishte ecuria e Shqipërise në turneun e përvitshëm “Roma Caput Mundi 2018”, ku duhet vlerësuar paraqitja e ekipit dhe fryma në grup, ndonëse ishin shumë pranë trofeut dhe nuk mundëm të përsërsnim të njëjtin sukses, sikurse vitin e kaluar.

Shqipëri 5-1 Maltë
Shqipëri 2-0 Greqi
C.R Lazio 1-2 Shqipëri
Finalja e Turneut: Shqipëri 0-0 Rumani (3-4 penallti)

a.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron