Kombëtarja vazhdon përgatitjet ndaj
danezëve, Ajeti: Me zemër dhe kokë

Kombëtarja vazhdon përgatitjet ndaj<br />danezëve, Ajeti: Me zemër dhe kokë
Kombëtarja shqiptare e futbollit vazhdon përgatitjet në Venecia në kuadër të ndeshjes eliminatore përballë Danimarkës, që do të zhvillohet më 4 shtator në Kopenhagen. De Biasi ka pasur në dispozicion të gjithë grupin dhe stërvitja ka qenë e hapur për tifozët shqiptarë që kanë pasur dëshirë ta ndjekin nga afër.

Mbrojtësi shkodran Hysaj rrezikon ndeshjen e 4 shtatorit kundër Danimarkës në Kopenhagen, pasi ende nuk është rikuperuar plotësisht. Vëmendja e të gjithëve është përqendruar te qendra e mbrojtjes, pasi Cana nuk është në formën më të mirë, ndërsa Curri me Mavrajn janë të dëmtuar.

Edhe pse është ende herët për të vendosur formacionin, dilemat e trajnerit De Biasit janë dy para Danimarkës. Dilema e parë është në sulm, ku tekniku duhet që të vendosë mes Gashit, Balajt dhe Cikalleshit. Ndërsa dilema e dytë lidhet me mbrojtjen, ku në balotazh janë Berat Xhimshiti, i cili luan rregullisht me Vaduzin në Zvicër dhe Arlind Ajetit pa skuadër, por që ka luajtur më parë në kombëtare.

Por, Arlind Ajeti që pritet të zëvendësojë Mërgim Mavrajn në qendër të mbrojtjes shprehet se “Danimarka dhe Portugalia janë skuadra cilësore. Besoj se do jenë ndeshje shumë të vështira. Ne nuk luajmë vetëm me këmbë, por edhe me zemër e me kokë. Dhe kjo na bën të fortë”shkruan Arlind Ajeti në profilin e vet në Facebook.

Ndërsa  Amir Abrashi shprehet se “Dy ndeshjet e radhës janë vendimtare për ne dhe duhet të marrim rezultate pozitive për ju tifozë”. 25-vjeçari i cili është titullar i padiskutueshëm në formacionin e De Biasit, shprehet se dy ndeshjet e radhës janë të rëndësishme por do të marrin rezultate pozitive për tifozët. Përsa i përket lajmeve për një premio 200 mijë Euro në rast fitoreje ndaj Danimarkës, lojtarët kuqezinj mësohet se janë shprehur se luajmë me zemër për kombin dhe jo për para.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Skandali/ Tifozët e Çekisë përdhosin simbolet e Shqipërisë, kore raciste dhe shpalosin flamurin serb! Reagon FSHF: Akte të turpshme! Do ankohemi në UEFA

Skandali/ Tifozët e Çekisë përdhosin simbolet e Shqipërisë, kore raciste dhe shpalosin flamurin serb! Reagon FSHF: Akte të turpshme! Do ankohemi në UEFA