Kombëtarja viziton ‘Skëndërbeun’
në Austri, Duka: Kthehuni si heronj

Kombëtarja viziton ‘Skëndërbeun’<br />në Austri, Duka: Kthehuni si heronj
Ashtu siç ishte parashikuar në axhendë, djemtë e Kombëtares shqiptare vizituan Muzeumin e Arteve të Vjenës.
Kuqezinjtë u mirëpritën nga dhjetëra tifozë e studentë por edhe nga personalitete të rëndësishme si ambasadori i Shqipërisë Roland Bimo, Konsulli i Republikës së Kosovës dhe drejtori i Muzeut të arteve në Vjenë. 

Kjo vizitë, qëllimi i së cilës ishte për të parë nga afër armët e Skënderbeu, vjen në vazhdën e një stërvitjeje ndryshe nga ditët e tjera të përgatitur nga trajneri De Biazi.
Presidenti Armando Duka është shprehur se kjo vizitë është për të dhënë një mesazh dhe për të marrë frymëzimi nga heroi ynë kombëtar. 

‘Ne po shkojmë në Francë për të bënë më të mirën dhe për të arritur këtë duhet të luftojmë fortë,. Kjo do të jetë beteja juaj. Kjo do të jetë mundësia që edhe ju të jeni heronj për të gjithë shqiptarët që ju duan dhe ju ndjekin’- është drejtuar presidenti Duka lojtarëve. 

Në këtë takim nuk kanë munguar dhe fotot e shumta të futbollistëve me tifozat e kombëtare, që prisnin jashtë muzeumit ‘Entrata Hofburg, Heldenplatz, Ruestkamme’në Vjenë. 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!