Kombëtarja shqiptare e futbollit, mosha U-17 e drejtuar nga trajneri Dzemal Mustedanagic ka fituar në ndeshjen e fundit të turneut zyrtar të UEFA-s, Lihtenshtejn U-17 0-5 Shqipëria U-17.

Në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e kampionatit Europian të kësaj grupmoshe shënuan Bozhanaj një tregolësh’10, ’21, ’50, Rama ’24 dhe Bullari ’33

Kjo ishte fitorja e parë në grupin e dytë ku bëjmë pjesë sëbashku me Spanjën, Kroacinë dhe Lihtenshtejnin.

Të dyja ndeshjet e mëparshme i kemi humbur me rezultatin minimal, ndonëse janë emra të mëdhenj të futbollit europian kemi bërë paraqitje shumë të mirë.

Renditja e grupit

Kroaci 7 pikë

Spanjë 7 pikë

Shqipëri 3 pikë

Lihtenshtejn 0 pikë

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com