Kombëtarja, Basha-Memushaj: 
Gjithçka për t'i marrë pikë Italisë

Kombëtarja, Basha-Memushaj: <br />Gjithçka për t'i marrë pikë Italisë
Kombëtarja vijon përgatitjet për ndeshjen ndaj Italisë. Skuadra po punon intensivisht për të qënë gati për sfidën e së premtes.
 
Përpara mediave janë paraqitur dy futbollistë që luajnë në Itali. Ledian Memushaj thotë se objektiv mbetet vendi i dytë dhe për këtë duhet të merret pikë edhe ndaj Italisë.
 
"Është ndeshje shumë e vështirë, por si kemi luajtur edhe ndeshjet e tjera, ashtu do të luajmë edhe me Italinë do të japim maksimumin për të marrë pikë. Objektivi i parë është të marrim vendim e dytë".
 
Ndërsa për mesfushorin tjetër Migjen Basha të kaltërit janë një skuadër shumë e rrezikshme.
 
"Kanë shumë lojtarë të rrezikshëm dhe të fortë, Imobile dhe Beloti janë në formë, duhet të mbrohemi mirë dhe të kundërsulmojmë" tha ai.
 
Të dy futbollistët vlerësojnë së tepërmi edhe trajnerin e italianëve Ventura të cilin e njohin mjaft mirë:
 
"Duhet të kemi kujdes, pasi lozin shumë mirë" deklaruan ata.
 
Mbrojtësi Mavraj i dëmtuar nuk mund të ndihmojë dot skuadrën, por ai i jep zemër shokëve të ekipit pasi në Facebook shkuan: "E pamundur për të qënë i gatshëm këtë ndeshje, por me shpirt e zemër jam me çunat e Kombëtares! Shpresoj që dëmtimet mos të më pengojnë më në të ardhmen
Ju dua for
t!!!
#ForcaCuna"


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…

Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…