Kombëtarja/ Finalja e sezonit kundër Polonisë, Sylvinho në dilemë për titullarët! Trajneri 'skicon' formacionin, Laçi largohet

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan nesër në 20:45 kundër Polonisë në "Air Albania". Sfida e Tiranës është e pesta për dy skuadrat që luajnë në grupin E kualifikues të Euro 2024. Kuqezinjtë e Sylvinhos (7 pikë) mbajnë vendin e dytë në grup, me një pikë më pak se Çekia (8) dhe një pikë më shumë se Polonia (6).

Dueli është deçiziv për fatet e kualifikimit, me "Shqiponjat" kuqezi që kanë në dorë kalimin ose jo në fazën finale të "Gjermani 2024", paçka se pas Polonisë luhen edhe tre ndeshje të tjera.

Në stadiumin e tejmbushur, ku biletat janë shitur të gjitha një muaj më parë, Kombëtarja e ka vërtet një finale, kjo edhe për pritshmëritë pas barazimit 1-1 në Pragë kundër Çekisë dy ditë më parë.

Me tanët që kanë dy rezultate në dispozicion, në përballjen e radhës duhet shmangur humbja. Trajneri brazilian Sylvinho duket se ka sërish dilema, duke nisur që nga mbrojtja, aty ku Hysaj nuk bindi në Çeki. Në balotazh edhe Seferi me Uzunin, ndërsa mesi i fushës duket se nuk do ndryshohet. Gjithsesi trajneri na ka mësuar me surpriza. Kujtojmë se Qazim Laçi është larguar nga grumbullimi për shkak të gjendjes gripale.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë:

Shqipëria (4-3-3): Berisha; Hysaj (Balliu), Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Ramadani, Asllani, Bajrami; Asani, Seferi (Uzuni), Cikalleshi Trajner: Sylvinho

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Stber: 10/09/2023 15:43

    Hiq hysen te tjeret jane ne rregull

    Përgjigju
  • Malo: 10/09/2023 07:14

    Hysaj eshte lojtari me i dobet i kombrtares. Turp per te qe nuk iken vete.

    Përgjigju
  • Ariu: 09/09/2023 13:33

    Hysaj është më i dobti, është në gjumë gjithë kohës, bën gabime elementare, pa grint dhe asgjë, as për kampionat shqiptar nuk bën

    Përgjigju
  • Timo: 09/09/2023 12:56

    Hysaj duhet lene ne stol. Nuk e meriton vendin. Çudi qe d’arriver te pergatisim, te gjenim nje portier. Berisha duhet larguar. Alb-Pol=0-3!

    Përgjigju
  • Tifozi besnik: 09/09/2023 12:31

    Neser do duket se sa vlejne keta me gjithe tifozllek

    Përgjigju
  • Kistra: 09/09/2023 11:01

    Sipas meje Berisha, Hysaj, Seferi e Cikalleshi jane pikat e dobeta te Kombetares.

    Përgjigju
    • Gentian Kraja: 10/09/2023 17:59

      Hysaj cikalleshi duhet tja leshojn vendin dikujt tjeter, po ku eshte broja qe nuk e fut ne loje ky braziljani .

    • Gentian Kraja: 10/09/2023 17:56

      Cikalleshi ka dhene shume per komberaren por tani ka ardhur

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë