Polonia 'macja e zezë' e Shqipërisë! Kombëtarja vetëm një fitore para 70 vitesh, polakët na kanë mposhtur 10 herë
Mihaj dhe Hysaj në dyluftim me Lewandowskin
Polonia pa frikë mund të cilësohet si "macja e zezë" e Shqipërisë në futboll. Kombëtarja evropiane na ka mposhtur 10 herë, teksa bilancet me polakët janë negative për kuqezinjtë.
Nesër në "Air Albania" (20:45) Shqipëria pret Poloninë për kualifikueset e Euro 2024 në grupin E, teksa situata këtë herë duket ndryshe për tanët, që janë në vendin e dytë me një pikë më shumë se miqtë e Fernando Santos.
Nëse i hedhim një sy përballjeve mes dy skuadrave, bilancet janë dukshëm në favor të Polonisë. 14 herë janë përballur skuadrat në histori, teksa Shqipëria ka marrë vetëm një fitore, ka barazuar tre herë dhe ka humbur dhjetë herë me Poloninë.
Suksesi i vetëm i kuqezinjve daton në 29 nëntor 1953, në "Qemal Stafa". 2-0 fitonin kuqezinjtë e drejtuar nga Miklosh Vadash në një miqësore, me golat e shënuar nga Loro Boriçi në minutën e 12-të dhe Refik Resmja në të 35 minutë.
Në takimin e 70 viteve më parë tanët e nisnin ndeshjen me këtë formacion: Hamdi Bakalli, Loro Boriçi, Leonid Dashi, Simon Deda, Muhamet Dibra, Besim Fagu (c), Skënder Jareci, Refik Resmja, Xhevdet Shaqiri, Muhamet Vila, Qemal Vogli.
Veç kësaj fitoreje, Shqipëria ka barazuar në tre raste. Në 1 maj 1950 në "Qemal Stafa" ndeshja mbyllej 0-0 për një miqësore. Për kualifikueset e Europianit në 12 maj 1971 ndeshje po në Shqipëri mbyllej 1-1. Në 31 tetor 1984 ndeshja për kualifikueset e Kupës së Botës mbyllej 2-2 në Poloni.
Në të gjitha rastet e tjera, Polonia na ka mundur. Prej 1985 dhe deri sot, Shqipëria nuk ka buzëqeshur në përballjen me polakët. Nga shtatori 2021, e deri në ndeshjen e fundit të 27 marsit 2023 (Poloni 1-0 Shqipëri), polakët kanë rezultuar si "macja e zezë" për kuqezinjtë.
Statistikat Shqipëri - Poloni
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
30.9%
-
Të gabuar
45.5%
-
Nuk e di
23.6%
Vota total: 55
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sylvinho në stadium, Asllani dhe Laçi shkëlqejnë në Champions League
23 Janar, 09:13
-
Botërori 2026/ Pak orë nga dalja në treg, shiten të gjitha biletat e tifozëve shqiptarë për ndeshjen Angli - Shqipëri
21 Janar, 20:21
-
Zyrtare/ Teuta shkarkon Edi Martinin, durrsakët gjejnë trajnerin e ri
21 Janar, 16:14
-
Kupa e Shqipërisë/ Mësohen katër ndeshjet çerekfinale! Partizani gjen Laçin, AF Elbasani luan me Vllazninë
17 Janar, 11:11
-
Kushtet atmosferike, shtyhen dy ndeshjet e Kategorisë së Parë! Agjenda e javës së 19-të
16 Janar, 14:53
-
Ndërron jetë Sabah Bizi, legjenda e futbollit shkodran dhe Kombëtares! Vllaznia homazhe në stadiumin 'Loro Boriçi'
16 Janar, 13:52
-
Vllaznia nuk gjen paqe nga borxhet, FIFA i bllokon sërish merkaton
15 Janar, 08:55
-
Kategoria e Parë/ Vora dhe Flamurtari e nisin vitin me fitore, zhgënjejnë Besa e Apolonia! Shtyhet një duel
11 Janar, 16:10
-
Kupa e Shqipërisë/ Ndryshojnë oraret e ndeshjeve, Tirana - Bylis dhe Dinamo - Erzeni
11 Janar, 15:19
-
Renditja/ Bylis merr tri pikë të arta, mposht 2-1 kryesuesit e Dinamos! Egnatia fiton 'in-extremis' kundër Laçit, sot Vllaznia - Tirana
10 Janar, 15:25
-
Zyrtare/ Alban Bushi firmos kontratën e re, drejton Kombëtaren U-21 deri në fund të vitit 2026
10 Janar, 10:46
-
Shqipëri 2025/ Investohet në 'Arena Egnatia', shtohen tribunat dhe sistemi i ndriçimit! Dervishaj: Vjen UEFA për inspektim
9 Janar, 12:54
Ka gjithmone nje here te pare , shpresojme te jete kjo here
Përgjigju