Kombëtarja humb 2 vende në renditjen e FIFA-s, ngjitet Kosova
Humbjet e njëpasnjëshme të Kombëtares shqiptare në futboll kanë bërë që Shqipëria të humbë pozicione në renditjen e FIFA-s. Disfatat me Kosovën dhe Ukrainën e kanë zbritur ekipin kuqezi me 2 pozicione.
Kombëtarja shqiptare
Tri humbje radhazi në miqësore, ndaj Norvegjisë, Kosovës dhe Ukrainës, kanë ngritur alarmin në kombëtaren kuqezi. Lojtarët dhe trajneri Panucci janë kryqëzuar nga opinion futbolldashës shqiptar, ndërkohë që në shtator fillojnë eliminatoret e Ligës së Kombeve.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe pas kësaj ecurie, përpos rënies në renditjen mujore të FIFA-s. Për muajin qershor, kombëtarja kuqezi ka humbur dy vende, teksa e shikon veten e 58-ta, me 538 pikë, nga e 56-ta muajin e shkuar, me 549 pikë.
Fitorja ndaj Christian Panuccit dhe të tijve i kanë mjaftuar Kosovës për të ngjitur 11 vende në renditjen e FIFA-s, duke u pozicionuar e 141-ta, me 197 pikë.
Kujtojmë se kulmin në renditjen e FIFA-s, Shqipëria e pati në muajin gusht 2015, me vendin e 22-të. Një rekord historik në ranglistën e kombëtareve të gjithë botës.
Vendi i 84-t ka qenë pozicioni më i keq, që ka pasur kombëtarja shqiptare nën drejtimin e Xhani De Biazit. Këtë pozicionim kuqezinjtë e kanë pasur në muajt prill, maj, tetor dhe nëntor 2012.
Nën drejtimin e Panuccit, këtë vit Kombëtarja ka pasur vetëm rënie. Për trajnerin italian provimi më i rëndësishëm do të jetë në Ligën e Kombeve. Nëse ia del aty, me siguri që do ta udhëheqë edhe në Euro 2020, në të kundërt nuk do të ishte çudi që ai të shkarkohej.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Shkurt, 08:49
A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?
-
Po
37.2%
-
Jo
55.7%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 5044
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kupa e Botës 2026/ Dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri – Andorra
28 Janar, 16:08
-
'Zemra kuqezi', Ylber Ramadani: Në kualifikueset e Botërorit do të tentojmë surprizën! Rashica: Kombëtarja ëndërr për mua
28 Janar, 12:40
-
Speciale/ 2024 foli edhe shqip në Gjermani, Evropiani që shënoi historinë e kombëtares
1 Janar, 17:10
-
Nga sot zyrtarisht trajneri i Anglisë, Tuchel do të provojë 'Tre Luanët' kundër Shqipërisë
1 Janar, 15:51
-
Votat e Shqipërisë për 'The Best'! Sylvinho zgjedh brazilianin e Realit, Gjimshiti nderon legjendën e Gjermanisë
18 Dhjetor 2024, 11:52
-
Ish-trajneri i Kosovës Bylblyl Sokoli për 'Report TV': Serbët në Tiranë do sillen si pulat, mund të fitojmë!
17 Dhjetor 2024, 14:06
-
Botërori 2026/ Përballja kundër Shqipërisë, Serbia pa tifozë në Tiranë (VIDEO)
14 Dhjetor 2024, 20:14
-
Kualifikueset e Botërorit 2026, Rraklli për Report TV: S'e doja këtë short, Sylvinho të bëjë ndryshime! Leci: Serbia mendjen për telashe, Kosova e ka vështirë
14 Dhjetor 2024, 16:00
-
Serbia i nis kualifikueset në Tiranë, Aleksandër Vuçiç: Do të jetë problem! Kanë skuadër të fortë
14 Dhjetor 2024, 08:57
-
Kalendari i kualifikueseve të Botërorit/ Serbia më 7 qershor në Tiranë, do të luajë pa tifozë, më 11 tetor Kombëtarja në Beograd! Ndeshja e parë me 'Tre Luanët'
13 Dhjetor 2024, 21:22
-
Botërori 2026/ Reagimet pas shortit, Armand Duka: Grupi që nuk doja! Sylvinho: Kualifikohemi në Botëror, me Serbinë e dimë historinë
13 Dhjetor 2024, 14:15
-
E PLOTË/ Short 'ferri' për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, Shqipëria me Anglinë dhe Serbinë në Grupin K! Kosova në Grupin B me Zvicrën, të gjitha grupet
13 Dhjetor 2024, 12:00
Ja tani nuk do flemë rehat..
Përgjigju