Shqipëria U-17 në futboll për meshkuj barazoi 0-0 me Uellsin në kualifikueset e Euro U-17 për raundin e tretë në grupin 7. Djemtë e Ervin Bulkut tanimë përfundojnë kualifikueset në vendin e tretë në grup me 4 pikë, një më pak se kryesuesit e Uellsit dhe njëjtë sa Kroacia që për shkak të golavarazhit është në vendin e dytë. Tanimë Shqipëri U-17 do duhet të shpresojë te rezultatet e skuadrave në grupet e tjera, për të kaluar më tej si më e mira e vendeve të treta.
Kuqezinjtë bënë një paraqitje të mirë duke mundur Suedinë 1-3 dhe barazuar me Uellsin, teksa humbën 1-0 me Kroacinë. Në vendin e fundit Suedia me vetëm dy pikë. Kujtojmë se të gjitha duelet e kualifikueseve u luajtën në Kroaci. Dy vendet e para kalojnë në fazën play-off. Kuqezinjtë e Bulkut sot luajtën me këtë formacion:
Shqipëria U-17: Amarildo Dervishi, Ernesto Bakiu, Adi Kurti, Alion Damini, Jordi Jaku, Glenis Belloj, Flavio Sulejmani, Ersi Bode, Ergi Bastari, Dean Vranici, Davide Avdullari
Renditja: