Kombetarja, kuqezinjtë:
Maqedonia vlen 3 pikë të arta

Kombetarja, kuqezinjtë:<br />Maqedonia vlen 3 pikë të arta
Sfida ndaj Maqedonisë do të ngrejë siparin e rrugëtimit drejt botërorit të Rusisë, me ëndrrën kuqezi për të qënë në një tjetër fazë finale. Petku i kuqezinjve ka ndryshuar pas paraqitjes në europianin e Francës, dhe tashmë në sytë e futbollit botëror shihemi ndryshe, si një skuadër për tu mundur.

Për këtë arsye sfida me Maqedoninë mer një vlerësim të jashtëzakonshëm, pasi është një kundërshtar më inferior në letër dhe mbi të gjitha sfida hapëse e eleminatorëve. Njëzëri kuqezinjtë kërkojnë përqendrim dhe vlerësimin e duhur për kundërshtarin e radhës. “Shpresoj që të bëjmë një ndeshje, një performancë ashtu si e lamë në Francë, pasi jemi në nivel më të lartë. Kam shumë besim se do të dalim mirë këtë ndeshje dhe të ardhmet.

Duhet të luajmë me këmbë në tokë dhe kemi treguar se nëse jemi të bashkuar mund të dalim sa më mirë në këtë ndeshje”, tha Andi Lila. Ndërsa Bekim Balaj u shpreh: “Jemi të qetë nuk e shohim ndeshjen në aspektin e derbit. Për ne është e rëndësishme të nisim eleminatoret me një fitore pasi bëhet më e lehtë”. Nëse për Andi Lilën, Bekim Balajn kjo është një sifdë si gjithë të tjerat nuk është e tillë për mbrojtësin nga Kumanova Naser Aliji.

22 vjecari i lindur në viset shqiptare të Maqedonisë e ndjen më shumë këtë 90 minutësh. “Është një ndeshje më e veçantë për mua, do të jemi të fokusuar tek ndeshja. Shpresojmë ta nisim me një fitore dhe jemi gati”, tha Naser Aliji.

Dueli me fqinjët konsiderohet gjithmonë si i veçantë, një derbi që përjetohet ndryshe në fushë dhe jashtë saj. Por ndryshimi në përjetimin e ndeshjeve vihet re menjëherë pasi lojtarët tregohen pragmatistë. “Nuk shoh derbi sepse si Maqedonia, Italia Apo Spanja janë 3 pikë. Do bëjmë detyrën dhe jemi të përqendruar për të marë 3 piëkt dhe shpresoj tia dalim”, thekson Andi Lila.

Promocion kuqezi para sfidës me Maqedoninë
Ashtu siç ishte paralajmëruar një delegacion i Kombëtares Shqiptare zbarkoi në dyqanin zyrtar të Federatës Shqiptare të Futbollit, për t’u takuar me fansat dhe për ti dhënë mundësinë e promovimit artikujve zyrtarë. Delegacioni kuqezi i përbërë nga futbollistët Migjen Basha, Andi Lila, Bekim Balaj, Orges Shehi, Naser Aliji dhe Frederik Veseli i dha mundësinë tifozëve të bënin fotot e rastit me beniaminët e tyre, duke ofruar edhe autografet e rastit. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron