Kombëtarja mbetet pa “bomberin” kryesor, Sadiku do të operohet pas dëmtimit

Kombëtarja mbetet pa “bomberin” kryesor, Sadiku do të operohet pas dëmtimit

Sulmuesi kryesor i Kombëtares, Armando Sadiku

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, ka marrë sot lajmin më të keq nga mjekët pas vizitave të specializuara në Valencia për dëmtimin e pësuar dy ditë më parë me skuadrën e Levantes. Raporti mjekësor i publikuar nga klubi spanjoll ka bërë të ditur se ajo së cilës sulmuesi i frikësohej më shumë kishte ndodhur përsëri. 

Testet mjekësore të zhvilluara gjatë ditës së sotme për Armando Sadikun konfirmojnë se sulmuesi shqiptar ka pësuar këputjen e ligamenteve të gjurit të majtë. Futbollisti do të operohet sot pasdite në klinikën “Quirón” nga doktori Ernesto Fernandez. Sadiku doli nga fusha i dëmtuar në pjesën e dytë të ndeshjes së të shtunës së kaluar përballë Herenven. 

Parashikohet një periudhë riaftësimi prej 6 muajsh. Sulmuesi kuqezi e ka mbyllur vitin dhe do të kthehet në fushat e lojës në 2019-ën. Sadiku ka vuajtur një situatë të ngjashme dy vite më parë, pasi dëmtoi gjurin e majtë kur luante me Zyrihun. Kështu, Christian Panucci humbet sulmuesin kryesor të Kombëtares për ndeshjen e parë në shtator të Ligës së Kombeve, kundër Izraelit.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 18 Shkurt, 07:09

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?



×

Lajmi i fundit

Deputetja Zhupa: Ndalni grabitjen e pronave të banorëve të Manastirit, për vjedhjet strategjike! Do u prishen shtëpitë te 'Pasqyrat'

Deputetja Zhupa: Ndalni grabitjen e pronave të banorëve të Manastirit, për vjedhjet strategjike! Do u prishen shtëpitë te 'Pasqyrat'