Kombëtarja mbyll sot përgatitjet në Gjermani, Berisha: Lojtarët janë entuziazt për rezultat pozitiv

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit në Frankfurt të Gjermanisë pasi nesër do të niset në Rekjeavik ku me datë 8 qershor do të zhvillojë ndeshjen kualifikuese te Europianit kundër Islandës. Në prag të takimit dilemat e formacionit për trajnerin Reja janë të shumta, ndikuar edhe nga dëmtimet që ka patur skuadra. Gjithsesi portieri Etrit Berisha ka besim te grupi që kombëtarja ka në dispozicion.

“Mendoj që e kemi kualitetin e  duhur për të marrë një rezultat pozitiv, duke patur parasysh faktin që edhe lojtarët janë shumë entuziazt.”

Për stërvitjen gjatë kësaj periudhe me trajneri Edy Reja portieri deklaron:

“Ka eksperiencë të madhe. Është munduar që ekipi të ketë më shumë entuziazëm, por tani për tani gjithçka varet edhe nga rezultati. Për momentin jemi të kënaqur për mënyrën se si jemi duke kaluar.”

Ndërkohë mesfushori Ergys Kaçe shprehet se gjatë kësaj periudhe futbollistët kanë qenë tepër të motivuar në stërvitje.

“Besoj se sa herë vjen një trajner i ri në skuadër të gjithë lojtarët japin maksimumin pasi duan të tregojnë që janë të gatshëm për të luajtur.”

Ndërkohë UEFA ka përcaktuar edhe arbitrat që do të vendosin drejtësi në ndeshjen me Islandën. Katërshja do të jetë ngë Skocia me në krye Bobby Madden, i cili ka marrë stemën e FIFA-s që në 2010 dhe ka patur prezenca edhe në ndeshje të ‘Champions League’.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Linja e mendimit e disa 'intelektualëve' italianë që ndërhyrjen e Nato-s në Kosovë vazhdojnë ta trajtojnë si agresion ndaj Serbisë!

Linja e mendimit e disa 'intelektualëve' italianë që ndërhyrjen e Nato-s në Kosovë vazhdojnë ta trajtojnë si agresion ndaj Serbisë!