Kombëtarja merr fitoren numër 100-të! De Biasi lihet pas nga Sylvinho, braziliani kalon Rejën dhe ndjek Kuzhen
Sylvinho pas fitores me Çekinë
Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi dje 2-0 në miqësoren me Bullgarinë, zhvilluar në "Air Albania", kjo për suksesin numër 100-të si ekip. Në shtatë ndeshjet e tij në stolin e kuqezinjve, braziliani Sylvinho ka siguruar pesë fitore, një barazim dhe vetëm një humbje.
Trajneri brazilian, në pak muaj ka kaluar rekordin e pesë ndeshjeve radhazi pa humbje të Gianni De Biasit, teksa ka arritur në kuotën gjashtë pikërisht italianin tjetër, Edy Reja.
Ky i fundit, nga tetori 2020 deri në marsin 2021, nuk njohu asnjë humbje, i mposhtur më pas nga Anglia që ndali këtë seri pozitive. Tashmë Sylvinho në nëntor ka mundësinë që të barazojë rekordin e ndeshjeve pa humbje të kuqezinjve.
Rekordi i përket periudhës së të ndjerit Josip Kuzhe, i cili nga marsi i vitit 2010, deri në tetorin e atij viti regjistroi 8 sfida pa njohur disfatë, ku pesë ishin fitore e tre barazime. Vetëm tre sfidat e fundit ishin zyrtare, pasi pesë ndeshjet e para ishin të gjitha miqësore në atë periudhë.
Dje Kombëtarja festoi fitoren e 100-të në histor. Në 373 ndeshje zyrtare, që nisin nga viti 1946 dhe deri tani, Shqipëria ka regjistruar 100 fitore, 78 barazime dhe 195 humbje, me një golavarazh që shkon në 347 gola të shënuar dhe 567 të pësuar.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
65.8%
-
PD
13.9%
-
Partitë e vogla
20.3%
Vota total: 1058
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Jasir Asani kualifikon ekipin e tij në shtesë, shënon dopietë në Champions League para Kombëtares! Njëri supergol
12 Mars, 13:02
-
Etnik Brruti zgjodhi Kombëtaren, Armand Duka i përgjigjet kritikëve në Kosovë: U ndje shqiptar, uroj ta ketë vizën në kohë
12 Mars, 10:15
-
Superliga/ ‘Klasikja’ s'i shërben askujt, Tirana 0-0 Vllaznia! Pa gola edhe ndeshja në ‘Niko Dovana’, kryeson Egnatia
12 Mars, 08:50
-
Bie interesi për euron! Rënia e valutave “tremb” qytetarët, kursime dhe kredi në lekë
12 Mars, 07:32
-
'Grindjet' vëllazërore vijojnë, Sylvinho i prish punë Kosovës? Kërkon në Kombëtare sulmuesin e Lazios
11 Mars, 12:44
-
Brruti merr pasaportën, mësohet lista me 25 emrat e ftuar nga Sylvinho për sfidat kundër Anglisë dhe Andorrës! Shqetëson prapavija
11 Mars, 09:26
-
Partizani përmbys 1-2 Skënderbeun, Dinamo fiton me super Bregun! Laçi ndal Egnatian, sot spikat Tirana - Vllaznia
11 Mars, 08:31
-
Kombëtarja bëhet gati për Botërorin, të sigurta mungesat e Brojës dhe Tucit! Silvinho i shqetësuar nga Mitaj, Hysaj e Ismajli
10 Mars, 12:23
-
VIDEO/ Mirlind Daku dy gola për 20 minuta në Rusi, sulmuesi i Kombëtares del me karton të kuq
9 Mars, 18:21
-
Ngec Vora kryesuese, Flamurtari dhe Besa afrohen me kreun! Rezultatet dhe renditja në Kategorinë e Parë
9 Mars, 16:13
-
Risi nga Sylvinho për Botërorin, kapiteni i Dardanëve zgjedh Kombëtaren! Rebelohen te Kosova: Duka dhe FSHF të ndalen
8 Mars, 16:42
-
Hidhet shorti, mësohen dy gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë! Flasin protagonistët
7 Mars, 09:47
Njeri me i perkushtuar me puntor se sylvinjo ska pas tranjer najer Shqiperia
Përgjigju