Kombëtarja merr pikën e artë, shpresëplotë në Euro 2024! Fidel Ylli në 'Pa Protokoll': Së shpejti në Tiranë do ndërtohet një stadium 40 mijë vendesh

Kombëtarja është në Europian. Kuqezinjtë morën pikën kualifikuese në Moldavi falë barazimit 1-1 në Kishnjev duke bërë që Shqipëria të kualifikohet për herë të dytë në histori në një Europian.  

Presidenti i KOKSH (Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar) Fidel Ylli në studion e emisionit “Pa Protokoll” në Report Tv tha se merita kryesore për këtë kualifikim i takon trajnerit Sylvinho që ka konsoliduar një grup cilësor futbollistësh në ekip.  Ndërsa dha lajmin se së shpejti në Tiranë do të ndërtohet një stadium 40 mijë vendesh dhe se do të jetë ndër më bukurit në Evropë.

“Sporti ka ulje-ngritjet e veta por me një trajner si Sylvinho ata treguan se edhe në Euro skuadra jonë do jetë pretendente në grup por do jetë skuadër që do t’u krijojë probleme të gjitha ekipeve të mëdha. Edhe barazimi ishte gëzim sepse oreksi vjen duke ngrënë. Iu uroj suksese djemve të ekipit sepse ata ishin në fushë por kishin një trajner të jashtëzakonshëm që i ka motivuar, i ka ndërruar në kohë… Ka vlerë ky trajner”, tha Ylli.

Gazetari sportiv Tami Kona tha se kombëtarja do të lërë gjurmë në Kampionatin Europian vitin e ardhshëm, pasi nuk është kualifikuar rastësisht.

“Kjo është një eviniment që do mbahet mend gjatë. Në 2024 në Gjermani do jetë eviniment që Shqipëria do lejë gjurmët e veta sepse jo rastësisht ka shkuar atje.”

Të njëjtin mendim ndau edhe trajneri Edmond Ruço. Kualifikimin e Shqipërisë për herë të dytë në histori në një Europian e quan një eveniment të rrallë.

“Një bravo e madhe. Ky është eveniment i rrallë do shohim skuadrën tonë të përballet me skuadrat më të mira të Evropës. Është e merituar. Unë nuk jam 100% i kënaqur me lojën sepse e kishim në dorë të fitonim”.

Për gazetarin Andi Kapxhiu, me këtë rezultat Shqipëria ishte brenda parashikimeve.

“E merituar. Është çdo gjë në rregull. Ne sot gjatë gjithë ditës llogaritjet i kemi bërë me një pikë se ajo na duhej. Shumë mirë do ishtë të fitonim për rëndësi ka kualifikimi. Llogaritë ishin që edhe me dy humbje mund të kualifikoheshim.”

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:51
Fidel Ylli në 'Pa Protokoll': Së shpejti në Tiranë do ndërtohet një stadium 40 mijë vendesh! Do jetë ndër më të bukurit në Europë

 

Kryetari i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli i ftuar në “Pa Protokoll” me gazetaren Anduela Ndreu në Report Tv, ka deklaruar se së shpajti në Tiranë do të ndërtohet një stadium me 40 mijë vende. Sipas tij, stadiumi që do ndërtohet do jetë një ndër më të bukurit në Europë.

“Bashkëpunimi mes qeverisë dhe ministrisë e federatës janë bërë gjithë këto stadiume. Por kur shikoj kur Shqipëria do shkonte në Maqedoni për të bërë ndeshjet sepse Qemal Stafa nuk kishte asnjë standart si stadium. Po të jap një lajm që shumë shpejt do shikosh një stadium 40 mijë vendesh në Tiranë që do jetë një ndër më të bukurit në Europë. 22 mijë është shumë pak prandaj do e bëjmë 40 mijë sa i Torinos”- u shpreh Ylli.

Ora 21:37
‘Loja më e dobët në fazën e grupeve’, ish-futbollisti Rraklli: Kombëtarja nuk shfrytëzoi kundërsulmet, la shumë hapësirë

 

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Altin Rraklli, duke folur në një lidhje “skype” për emisionin “Pa Protokoll” me gazetaren Anduela Ndreu në Report TV, ka analizuar ndeshjen e kombëtares shqiptare me Moldavinë që përfundoi me shifrat 1-1.

Rraklli tha se rezultati mund të kishte qenë ndryshe nëse kombëtarja shqiptare do t’i kishte shfrytëzuar rastet që pati duke shënuar golin e dytë.

“E lamë kundërshtarin të na vinte në vështirësi pas barazimit. Por ishte mënyra sesi e bëmë lojë, se u treguam shumë egoistë dhe kjo nuk duhet të ndodhë. Kishim mundësi ta kishim mbyllur lojën duke shënuar golin e dytë, por i lamë shumë hapësirë kundërshtarit.  Na duhej një pikë që të siguronim kualifikimin, e morëm këtë kështu që duhet të jemi të kënaqur”- tha Rraklli.

Sipas ish-futbollistit kjo ishte loja më e dobët që Shqipëria ka bërë në fazën e grupeve dhe se  ana fizike e lojtarëve nuk ishte në nivelin e duhur.

“Për mendimin tim ishte loja më e dobët që kemi bërë në këtë fazë grupesh. Duke parë edhe kundërshtarin që kishim përballë, kishim më shumë mundësi. Duhet të shfrytëzonim 2/3 kundërsulme që i patëm, por u treguam egoistë. Edhe ana fizike e lojtarëve nuk ishte në nivelin e duhur”- u shpreh ish-futbollistit.

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • goni: 18/11/2023 04:56

    po ku do e besh o fidel tiranen e ke mbushur me pallate bashke me edi ramen...

    Përgjigju
  • Obrigado: 18/11/2023 01:40

    Stadiumin bejeni aty poshtë Digës së Liqenit Artificial të Tiranës, të jetë pranë Fushave të FShF..,Hapësira midis Rr së Kosovarëve e Pishinave është TipTop!

    Përgjigju
  • Bledi: 17/11/2023 23:06

    Qiqrra ne hell shoku

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK