Kombëtarja miqësore pas Italisë, FSHF konfirmon ndeshjen e radhës për kuqezinjtë

Kombëtarja miqësore pas Italisë, FSHF konfirmon ndeshjen e radhës për kuqezinjtë

Kombëtarja kuqezi

Kombëtarja shqiptare do luajnë një test miqësor me Armeninë në 19 nëntor në "Air Albania". Tre ditë pas ndeshjes kundër Italisë po në Tiranë, kuqezinjtë do presin armenët në testin e radhës. Sfida është zyrtarizuar nga FSHF, që tregon se një ndeshje mes dy skuadrave ishte programuar edhe në 2020 por u shty për shkak të trazirave të asaj kohe në Armeni.

Pas Arabisë Saudite në 26 tetor dhe Italisë në 16 nëntor, skuadra kombëtare do përballet edhe me Armeninë, një ditë para nisjes së Botërorit. Ndaj armenëve, për kuqezinjtë do jetë sfida e gjashtë në histori. Shqipëria ka një bilanc pozitiv në përballjet me Armeninë me tre fitore, një barazim dhe një humbje.

Ndeshja e parë mes dy vendeve ajo e eliminatoreve të Botërorit 1998, e luajtur në Tiranë më 9 nëntor 1996 dhe ka përfunduar në barazim 1-1. Në ndeshjen e kthimit më 6 nëntor 1997, Armenia fitoi me rezultatin 3-0. Tre sfidat e tjera janë luajtur në vitet 2013 dhe 2015, që të treja të fituara nga Shqipëria, ndërkohë që përballja e fundit në Jerevan mbetet në histori, pasi suksesi 3-0 i siguroi Shqipërisë kualifikimin në finalet e Euro 2016 në Francë. 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona