Me datë 11 nëntor kombëtarja shqiptare do të luajë një miqësore me përfaqësuesen e Kosovës në Elbasan Arena. Këtë njoftim e ka bërë FSHF, e cila njofton se takimi i parashikuar më herët kundër Gjibraltarit është anuluar për shkak të kufizimeve që kanë ardhur si pasojë e koronavirusit.
“Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë një vëllazërore me Kosovën më 11 nëntor 2020, datë ku më herët ishte njoftuar një sfidë miqësore me Gjibraltarin.
Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se miqësorja me Gjibraltarin është anuluar për shkak të masave kufizuese në kuadër të pandemisë COVID-19, që vështirësojnë udhëtimet e skuadrave.
Pas takimit me Kosovën në muajin nëntor përfaqësuesja kuqezi do të zhvillojë edhe dy ndeshje zyrtare të vlefshme për UEFA Nations League, ndaj Kazakistanit më 15 nëntor dhe ndaj Bjellorusisë më 18 nëntor, që të dyja në shtëpi,”-shkruan FSHF.