'Kombëtarja na prishi punë', Mirel Josa: Vllaznia nuk varet nga Latifi, vuajmë psikologjikisht

Vllaznia luan nesër në 17:45 me Bylis në "Loro Boriçi". Sfida vlen për javën e nëntë në Superligë, të fundit për fazën e parë. Në prag të ndeshjes foli për mediat edhe trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa. 59 vjeçari tha se Bylis është një kundërshtar i fortë që e ka treguar lojën e vet që ndeshjen e javës së parë. Josa u ndal edhe te ftesa e Kombëtares për tre nga lojtarët e Vllaznisë (Hakaj, Mala, Gurishta) për ndeshjen miqësore me Arabinë Saudite.

"Ndeshja kundër Bylis - Është shumë e rëndësishme, si çdo ndeshje tjetër. Luajmë ndaj një skuadre solide, këtë e kam vërtetuar që në javën e parë që kam parë Bylis. Në tavolinë janë tre pikë dhe duhet të merren, nuk ka të thotë se duhet të fitojmë se është ndeshja e fundit e fazës së tretë.

Forma - Kërkojmë përherë më të mirën nga skuadra, problemi i formës është një tjetër problem. Kemi pasur oshilacione por jo në formën fizike. Lëvizjet kanë qenë në 90 minuta për lojtarët që kanë luajtur, gjë që vjen edhe nga dëmtimet. Këto lëndime edhe janë lënë pas, por kjo nuk do thotë se nesër do jetë në fushë', tha fillimisht trajneri.

I pyetur për dëmtimet, Josa tha se ka pasur shqetësime këtë kohë, me skuadrën që nuk varet nga Latifi. Sulmuesi mungon prej 50 ditësh duke u kthyer në stërvitje vetëm tre ditët e fundit.

"Latifi - Nuk do jetë i grumbulluar nesër. Ka 2-3 ditë që ka nisur stërvitje me grupin. Dëmtimi nuk ishte i lehtë. Më vjen mirë që nuk bëmë stërvitje të fortë për të që ta lëndonte. Ka pasur krisje në kyç dhe kjo ka mbaruar. Punoi sot dhe do stërvitet edhe pasdite. Vllaznia nuk varet nga Latifi, kam 20 lojtarë të gatshëm për të luajtur.

Dy ndeshje brenda fushës - Të mbarojmë punë me Bylis dhe më pas të mendojmë Erzenin. Çdo ndeshje ka problemet e veta, qoftë në rezultat dhe me lojtarët. Kemi të bëjmë me një ekip solid.

Dy shkodranë te Bylis - Shkodranë ka në gjithë Shqipërinë që luajnë, Trumci dhe Qardaku e kanë gjetur veten aty. Këtë ndeshje nuk e shoh si pikë kthese, e shoh si vazhdimësi. Bëjmë mirë një ndeshje dhe në tjetrën kemi rënë poshtë. Luajmë kundër një kundërshtari që ka treguar futboll ndaj çdo ekipi që ka luajtur. Jam optimist nga ajo që kam parë nga djemtë e mi.

Problemi i vazhdimësisë - Duhet të jemi të gatshëm psikologjikisht. Të bëjmë të njëjtën lojë si në ndeshjet brenda. Të jemi më të egër, të luftojmë më tepër.

Tre lojtarët e Vllaznisë me Kombëtaren - Të shohim, ky është një test. Për mendimin tim, të shkojnë lojtarët një javë në Arabi, të luajnë dhe të kthehen për të qenë sërish në fushë nuk na bën mirë. Kjo është mirë për ta, ka lojtarë që edhe me teste të tilla kanë mbetur pjesë e ekipit kombëtar.

Emri juaj për trajner te Kombëtarja - Je i nderuar kur je në listën e atyre që ka FSHF. Unë jam trajner i Vllaznisë. Edhe nëse i shkon dikujt në mend emri im jam i nderuar, jam i qetë te Vllaznia. Kam raport të mirë me stafin dhe presidencën", tha Josa.

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje