'Nuk kemi shpresë për Europian', Ish-kapiteni Rudi Vata në Report Tv: Mavraj të largohet, Panucci na konsideronte njerëz me lesh

I ftuar në studion e Report Tv, ish-kapiteni i Kombëtares tonë, Rudi Vata ka deklaruar se Shqipëria pas humbjeve të pësuara ndaj Kampionëve të Botës nuk ka shpresa për Europian por thjeshtë duhet të luajë për të kthyer shpresat për të ardhmen.

"Nuk mendoj që kemi shpresa për Europianin. Nesër është ndeshje e rëndësishme për të ardhmen por jo për Europianin. Edy Reja, ka kapur se kush janë lojtarët e vërtetë që do t'i shërbejnë Shqipërisë. Nuk mendoj që ka shqiptarë që janë të kënaqur me ndeshjen me Francën. sigurisht që kishim kundërshtar shumë të madh por edhe ne kemi lojtarë që paguhen si profesionistë që duhet të jenë në gjendje që të luajnë një futboll të denjë që të bëjnë me shpresuar për më shumë." ka thënë Rudi Vata.

Vata është pyetur nga gazetari i Report Tv, në lidhje me ndeshjen e nesërme që Kombëtarja jonë ka në Elbasan Arena kundër Islandës, ku ka thënë se është një ndeshje e vështirë, por ama të gjitha rezultatet janë të mundshme.

Ish-futbollisti ndër të tjera ka komentuar edhe 'sherrin' që ka me lojtarin e Kombëtares Mërgim Mavraj. Sipas Vatës, Mavraj ka ardhur koha që të largohet nga kombëtarja ashtu siç bëri Lorik Cana kur ishte në moshën e tij. Kujtojmë se 'thumbimet' në distancë mes Mavrajt dhe Vatës erdhën pas humbjes së Shqipërisë 4-1 përballë Francës.  

Po ashtu në fund gazetari i Report Tv, e ka pyetur Vatën në lidhje me krizën që kaloi klubi i Vllaznisë. Ish-kapiteni i Kombëtares ka thënë se këtë klub e ka shkatërruar politika dhe se për këtë janë përgjegjës dy kryebashkiakët e fundit të Shkodrës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:03
Ish-futbollisti i Kombëtares: Luka dhe Ademi përgjegjës për shkatërrimin e Vllaznisë

Duke komentuar situatën aktuale dhe krizën tek klubi i Vllaznin, ish-futbollisti i Kombëtares Rudi Vata ka deklaruar se klubi është shkatërruar nga politika.

Sipas Vatës, përgjegjësit kryesor për shkatërrimin e këtij klubi janë dy kryebashkiakët e fundit të Shkodrës, duke iu referuar Lorenc Lukës dhe Voltana Ademit. Sipas tij këta dy kryebashkiakë kanë favorizuar persona që nuk kanë lidhje me futbollin për të punuar me Vllazninë.

"Politika ka shkatërruar Vllaznin. Kanë punuar njerëz negativ dhe që e kanë shfrytëzuar. E kanë mjelë deri në fund. Lloj lloj njeriu pa patur lidhje me futbollin. është djali i filanit dhe u fusnin.  E ata dy kryetarët e fundit të Bashkisë janë përgjegjësit e shkatërrimit të Vllaznisë. Ato njerëz që ka ra në dorë kurrë nuk kanë pas një sukses. prandaj ka përfunduar në ato nivele. Vllaznia deri sa të hiqen interesat është e vështirë të ngrihet." ka thënë ndër të tjera Rudi Vata.

Ora 19:45
'Panucci na konsideron si njerëz me lesh...', Rudi Vata  i indinjuar me ish-trajnerin e Kombëtares

"Panucci na konsideronte si njerëzish me lesh." kështu është shprehur ish-futbollisti i Kombëtares, Rudi Vata në studion e Report Tv. Ai ka shprehur zemërimin e tij për ish-trajnerin e Kombëtares Christian Panucci duke thënë se ai na konsideronte si njerëz që nuk mund ta kundërshtonim.

" Ai ka fituar shumë në Europë dhe na shihte si njerëz që nuk mund të kundërshtojmë. Kishte një egoizëm...Goditjen me të madhe lojtarët e kanë marrë në kohën e Panuccit. nuk diti të respektonte liderat e skuadrës. Krijoi një frymë grupi jo reale. " ka thënë Rudi Vata.

Ora 19:31
Përballja me Islandën, Rudi Vata jep këshillat e tij: Ja si duhet të luajnë, këto janë lojtarët elitë të Kombëtares



Legjenda e Kombëtares tonë, Rudi Vata ka dhënë disa këshilla para ndeshjes Shqipëri-Islandë në Elbasan Arena. Ai ka thënë se lojtarët duhet të luajnë me zemër dhe ta duan atë që bëjnë.

Ndër të tjera ka dhënë edhe disa emra që sipas tij janë lojtarët elitë të Kombëtres, ata janë: Hysaj e Strakosha por nuk mbeten pas edhe Gjimshiti e Veseli apo Balaj e Cikalleshi.

"Duhet të kemi kujdes. Islandezet atë që mësojnë e bëjnë shumë mirë. Cdo gjë nesër ne Elbasan Arena varet nga zbatimi i detyrave që do tu japi Reja. Duhet të lozin futboll me dëshirë. Shikoj që Kombëtarja nuk është e lumtur. Lojë që nuk funksionon. Shikoj mosbesim. Nuk janë mirë psikologjikisht dhe me atmosferën. Edhe ndryshimet e trajnerëve. Janë lojtarët që lozin në ekipe të mëdhaja. Hysaj që luan me Napolin. Strakosha që normalisht është në nivel të lartë. Strakosha nuk bëri performancë për të marrë kritika. Strakosha nuk kishte ç'të bënte. Lojtar tjetër nuk e di se janë të pa zëvendësueshëm. Gjimshiti, Veseli janë lojtarë të mirë. Balaj ka shënuar por nuk po merr furnizimin e duhur. Ne kemi probleme me lojën në krahë. Nuk depërtojmë në linjën fundore. Po ashtu Cikalleshi. De Biasi nxorri kualitetet. " ka thënë Vata.

Ora 19:21
Ngatërrimi i himnit në Francë, Rudi Vata: Diskriminim e mosrespektim, nuk e di nëse ishte e qëllimshme

Ish-futbollisti i Kombëtares, në studion e Report Tv e ka quajtur një  diskriminim dhe një shenjë mos respekti ngatërrimin e himnit të Kombëtares tonë në ndeshjen kundër Francës.


Ai më pas ka thënë se edhe vetë lojtarët kanë pak faj pasi lejuan që të luhej himni i gabuar dhe reaguan shumë me vonesë.

"Për himnin u ndjeva i diskriminuar. Nuk e di nëse ishte e qëllimshme por dyshoj shumë. Në një kohë të tillë të bësh gabime të tilla. Federata francezë duhej të bënte një test. Ishte një shenjë mos respekti. Reagimi ishte me vonesë i futbollistëve. Ne reaguam shumë me vonesë. " ka thënë Rudi Vata.

Ora 19:20
Rudi Vata: Mavraj duhet të largohet, nuk i shërben më Kombëtares

I ftuar në studion e Report Tv, ish-futbollisti i Kombëtares tonë, Rudi Vata ka thënë se kapiteni Mërgim Mavraj duhet të Largohet nga Kombëtarja. Sipas Vatës tashmë është koha që ai të largohet ashtu siç bëri Lorik Cana për shkak se niveli i tij ka rënë.

Në fund Rudi Vata ka deklaruar se me Mavrajn nuk ka asnjë marrëdhënie personale dhe se kritikat duhet t'i kthejë në forcë dhe t'i pranojë.

"Kombëtare me shumë halle e shumë deficite. Mavraj nuk i shërben më ekipit Kombëtar. Kam mendu se ky djalë duhet ti bëjë analizat sic i bëri Lorik Cana sic e kuptoi se duhej të tërhiqej. Edhe Mavraj 33-34 vjeç duhet të iki. Në mënyrë korrekte e bëri edhe Basha. Ky futbollist e ka vetë në dorë këtë por unë bëj analizën time. Ndoshta mund të ketë kaluar personale, jam shumë krenar për nivelet ku kam arrit. Nuk pres që një profesionist i edukuar në Gjermani, dhe të bëjë ironi me krahasimin me Fatmir Vatën. Kam dhënë intervista për situatën me kapitenin Mavra. Ai duhet që të pranojë kritikat. Duhet ti kthejë në motiv falë kritikave bëhesh më i suksesshëm. Nëse performanca do të jetë më e mirë do t'i jap edhe unë atë që meriton. Në futboll ecet me atë që ndeshja jote është jo unë kam qenë i mirë. Me atë që luan ndeshjen e fundit. Mavrajn nuk e njoh fare. Përveç ekipit. Nuk jam pjesë e afërt. Por me mendje jam afër Kombëtares."  
 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ggg: 10/09/2019 08:42

    Hahaha cfare gallate.... po ky rudi kur ishte vete kapiten nuk beri asgje fare per kombetaren, ky lojtar qe nuk e di pse e quajne “te madh” pervecse u dyshua per shitje te ndeshjeve ska bere ndonje gje tjeter ne karrieren e tij....

    Përgjigju
  • Vasililesheli: 10/09/2019 07:31

    Mbase ishte Hysaj me i dobeti ne mbrojtje ... Apo na u duk ne ? I vetmi qe nuk kuptoi asgje,nuk rekuperoi asgje. Juve mbase do t'u duket Ançeloti injorant,mbase dhe racist. Por,,,jo. Hysaj ka humbur shume.Vlera e tij ka rene ndjeshem. Ai nuk eshte lider kombetareje. Mavraj dikur po.Ishte per t'u patur zili. Nderhynte bukur,mbarkonte bukur ,edhe shenonte bile. Kishte vendosje ne fushe. Pas Canajt i shkonte shiriti. Per Hysajn s'e di. Thjesht s'kam besim. Edhe sot me Islanden.Lojen,vrapimin do e bejme ne.Rezultati ? Fiton Islanda me kundersulm. Vetem nje dyshim kam.Ndoshta shenon Cikalleshi...

    Përgjigju
  • Nini: 10/09/2019 00:26

    Rudi Vata kapiteni i vetem!njeri i drejt perdrejte dhe realist e njoh personalisht por njoh dhe realitetin shqiptare,ktu njerezit e ndershem punetore pasional per punen qe bejne,me keqardhhje e them skane vend!Mos u merzit vlla se na shqiptaret qe jetojme ktu jemi lodhe dhe nuk i besojme me askuje...

    Përgjigju
  • vera: 09/09/2019 23:42

    MAVRAJ,HYSAJ,ABRASHI,,UZUNI,,DUHET TE LARGOHEN MENJEHERE NGA KOMBETARJA,..

    Përgjigju
  • luli: 09/09/2019 21:49

    Rudi me gjith respektin qe kam per ju si futbollist dhe si njeri,mendoj se me rastin e Mergim Mavrajt je nxituar ? deri sa ate e therret trajneri do te thote se ka nevoje per ate si lojtar dhe megjithmen per gjendjen ne te cilen ndodhet ekipi kombetar mendoj se akoma eshte i nevojshem,pastaj dhe sikur te jete ashtu siç thoni ju prap duhet shum dipllomaci per tu shprehur sepse ne kemi degjuar dhe ish futbolliste apo trajnera neper studio ne europe dhe ata jane shum te kujdesshem sepse nje fjale e rende e demton shum lojtarin ne çdo drejtim.

    Përgjigju
  • Sam: 09/09/2019 21:44

    Keta specialiste shqiptare dhe ish titullare te futbollit shqiptar jane ata qe duhet te marrin drejtimin e ekipit kombetar e jo te shitet ne ish trainere shterpe italiane (kam shume respekt per popullin italian),dhe me qe eshte rasti dua te them se taktikisht mbrojtja shqipetare prej disa takimesh ka qene shume dobet dhe traineri as qe u perpoq te rregullonte kete difekt dhe u a beri peshqesh kundershtareve rezultatin!Jam i sigurt se me Islanden do te fitojme!

    Përgjigju
  • Beni: 09/09/2019 21:04

    Me keta shqiptaret e zgjuar qe japin leksione nuk ka bere ndonjehere sukses kombetarja

    Përgjigju
    • Benii: 10/09/2019 01:52

      Po ik ore rudi leshi,beju ti trajner po te kesh pretendime

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!