“Kombëtarja në kualifikuese ka thyer çdo rekord”, Duka: Për mua Çuni është gati të ndihmojë në Euro 2024

“Kombëtarja në kualifikuese ka thyer çdo rekord”, Duka: Për mua Çuni është gati të ndihmojë në Euro 2024

Ekipi kombëtar i futbollit

Kualifikimi i kombëtares në Europianin e 2024 ka rritur interesin edhe të mediave ndërkombëtare për kuqezinjtë, me italianen ‘Sport Italia’, që këtë herë i ka dedikuar një artikull të besuarve të Sylvinho-s. Nëpërmjet Armando Dukës ata kanë zbuluar objektivin që kanë në Gjermani 2024, ndërsa kreu i FSHF-së është ndalur të flasë edhe për lojtarë individuale, të cilët luajnë në Seria A.

Rrugëtimi i Shqipërisë në këto kualifikuese ka qenë shumë emocionues. Sa i kënaqur jeni?

Jam shumë i lumtur që ia dolëm të siguronim vendin e parë në grup dhe të pozicionohemi në vazon e dytë, por jo vetëm për atë që kemi bërë vitet e fundit. Kombëtarja shqiptare ka thyer të gjitha rekordet në këtë fushatë kualifikuesesh për Kampionatin Evropian.  Në një grup me 5 skuadra, ne renditemi të parët me 15 pikë, duke lënë pas Çekinë, ndërsa Polonia që ishte gjithashtu një pretendente shumë e fortë mbeti jashtë finaleve të Europianit. Ashtu sikurse edhe Moldavia që luftoi shumë fort deri në momentin e fundit. Kjo ishte le të themi etapa e parë e punës sonë, ndërsa tashmë vazhdon një tjetër etapë, edhe më e rëndësishme sesa e para.

Cilat janë objektivat e ardhshëm?

Nëse në 2016, kur Shqipëria u kualifikua për herë të parë, nuk shkuam shumë larg le të themi, duke u eliminuar që në fazën e grupeve, tashmë i kemi të gjitha mundësitë që të bëjmë edhe më mirë se herën e parë. Kemi mësuar disa gjëra dhe do të bëjmë disa gjëra më mirë në këtë eksperiencë të dytë

Sa larg mund të shkojë Shqipëria në Europian?

Është e vështirë që të mendosh se sa larg mund të shkojmë. Gjithçka varet edhe nga shorti i 2 dhjetorit, se cilat skuadra do të kemi në grup. Sigurisht që ne do të luftojmë kundër çdo rivali që do të na ofrojë ky short. Objektivi ynë është që të qëndrojmë sa më gjatë të jetë e mundur në Gjermani.

Ka shumë shqiptarë në Itali: sa është rritur Kombëtarja shqiptare falë kësaj gjëje?

Po, është e vërtetë në fakt që shumë lojtarë shqiptarë luajnë në Itali, mbi 10 mijë futbollistë shqiptarë që luajnë në të gjitha nivelet e kampionatit italian, nga mosha U-7 e deri te Seria A. Është frut i një pune  të mrekullueshme të bërë nga Departamenti ynë i Skautizmit, duke gjetur këta elementë jo vetëm në Itali, por në mbarë botën. Vetëm në ekipin kombëtar A, gjatë kësaj fushate janë thirrur 11 futbollistë dhe në pjesën më të madhe të ndeshjeve, 6-7 prej tyre kanë qenë në formacion titullar.

Titullarë dhe deçizivë

Sigurisht, janë lojtarë kyçë të ekipit, e kanë ndihmuar jashtëzakonisht shumë skuadrën që të ecë përpara dhe të marrim këto rezultate. Janë lojtarë cilësorë, do t’i konsideroja pa më të voglin dyshim ‘yje’, të cilët luajnë në skuadra të mëdha, si Asllani tek Inter, Gjimshiti tek Atalanta, Hysaj te Lazio, Bajrami te Sassuolo, Ramadani te Leçe, Berisha e Ismajli tek Empoli. Jemi me fat që i kemi pjesë të skuadrës sonë, po ashtu sikurse edhe futbollistët e tjerë që luajnë te kampionatet e tjera. Sepse forca jonë është grupi në fakt dhe jo individi.  Por, nuk do të doja të ndalesha vetëm tek ekipi A, sepse në fakt ne kemi shumë lojtarë shqiptarë të tjerë që për momentin luajnë me ekipin kombëtar U-21 dhe ekipet zinxhir të moshave, të cilët sigurisht presin që një ditë të luajnë me ekipin A. Dhe përmend këtu Medon Berishën, i cili luan me Ramadanin te Leçe dhe që lë përshtypje pozitive sa herë luan me ekipin, por edhe vëllezërit Shpendi, njëri tek Empoli me Ismajlin e Berishën e tjetri te Cesena. Kampionati juaj në fakt është i mbushur me yje shqiptarë. (qesh)

Ke folur me Kumbullën gjatë kësaj kohe që ai po rikuperohet?

Marashi është një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit tonë. Një lojtar i veçantë, me cilësi të jashtëzakonshme, jo më kot është edhe pjesë e Romës. Mbi të gjitha është një djalosh i jashtëzakonshëm, i sjellshëm dhe i disiplinuar. Për fat të keq, për shkak të një dëmtimi ai është detyruar të qëndrojë jashtë fushave të lojës, ndërsa tani është në fazën e rikuperimit dhe uroj që ta shohim sa më shpejt në fushë me Romën dhe me Kombëtaren. Sigurisht që ne e mirëpresim, jo vetëm Kumbullën, por çdo lojtar që është pjesë e Kombëtares shqiptare. Kombëtarja është e hapur për këdo. Trajneri Silvinjo dhe stafi është në komunikim të vazhdueshëm me çdo futbollist që është pjesë e Kombëtares.

I ke thënë që po e prisni në Kombëtare?

Sigurisht që ne e mirëpresim, jo vetëm Kumbullën, por çdo lojtar që është pjesë e Kombëtares shqiptare. Personalisht, jam në komunikim të vazhdueshëm me të për të inkurajuar rikthimin e tij në fushë

Asllani luan shumë mirë në Kombëtare si titullar.

Kristjan është xhevahiri ynë, jemi me fat që e kemi; është një lojtar me potencial të jashtëzakonshëm. Nuk jam habitur aspak nga mënyra se si është prezantuar me Kombëtaren, ka cilësi të mëdha si lojtar për të arritur majat. Është një lojtar me aftësi të larta teknike, ka karakter të fortë dhe vendosmërinë e duhur. Sidomos këtë sezon është përmirësuar shumë.  Është realisht talent Interi është me fat që e ka pjesë të skuadrës. Sigurisht që do të dëshiroja që Kristjani të luante më shumë minuta me Interin dhe mendoj që tashmë është koha e tij tek Interi. Meriton të ketë më shumë minuta nën këmbë, me karakteristikat që ka si lojtar.  Nëse dhet të largohet ose jo nga Inter, këtë e vendos vetë Kristjan.

A do ta këshillonit që të huazohej në një skuadër tjetër, apo mendoni se po rritet ende tek Inter?

Sigurisht që do të dëshiroja që Kristjani të luante më shumë minuta me Interin dhe mendoj që tashmë është koha e tij tek Interi. Meriton të ketë më shumë minuta nën këmbë, me karakteristikat që ka si lojtar.  Deri para disa muajsh mendoja se ishte më mirë që ai të largohej nga Interi për të pasur më shumë hapësirë, por tani duke parë rritjen e tij mendoj se ai duhet të vazhdojë dhe të përmirësohet atje. Dhe shumë shpejt ai do të jetë një lojtar i rëndësishëm për Interin ashtu siç është për ekipin kombëtar”.

Ramadani është një tjetër talent që po shpërthen…

Ramadani na ka habitur të gjithëve në këtë fillim sezoni. Por jo mua, që i dija shumë mirë cilësitë e tija si lojtar. Vlerat e tij janë të padiskutueshme dhe këtë po e tregon jo vetëm me Leçen, por edhe në Kombëtaren shqiptare. Është një futbollist që punon shumë fort dhe jep gjithmonë më të mirën e tij në fushë.

Ka thënë se dëshiron të shkojë tek Inter. Çfarë mendoni?

Personalisht, duke ia njohur cilësitë dhe ambiciet që ka si lojtar, mendoj se është gati për çdo klub në botë. Edhe për ne do të ishte krenari e madhe të shihnim dy shqiptarë duke luajtur në radhët e një klubi të madh dhe historik si Interi.

Marvin Cuni u shfaq menjëherë te Frosinone me një gol me takë të pasme: a mendoni se ai është i destinuar për një ekip të madh në të ardhmen, pasi është rritur te Bayern Munich?

Marvin është sulmuesi i së ardhmes, një futbollist që është rritur në një nga akademitë më të mira të futbollit në botë siç është Bayern Munich. Po merr minutat e tij te Frosinone dhe po bën mjaft mirë. Mendoj se për momentin duhet të fokusohet te skuadra aktuale e të rritet si lojtar dhe jam i bindur që në një të ardhme do të shpërthejë. Uroj që gjithçka t’i shkojë mbarë dhe t’i ngjisë shumë shpejt shkallët e karrierës. Sylvinho është ai që vendos kë të thërrasë në skuadër, por për mua Çuni është gati dhe mund ta ndihmojë shumë Kombëtaren në Euro 2024”.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet, At Grigor Pelushi në Report Tv: Festa më e madhe e krishtërimit, në 24 dhjetor shërbesa e vigjiljes

Krishtlindjet, At Grigor Pelushi në Report Tv: Festa më e madhe e krishtërimit, në 24 dhjetor shërbesa e vigjiljes