Kombëtarja pa trajner që prej nëntorit, a u prish marrëveshja me Reja-n? (VIDEO)

“Reja ishte pak i dyzuar në fillim, kështu që Tare e thirri dhe e bindi që të bëhej trajneri i Shqipërisë. Kemi një projekt të mirë dhe objektivi është që të marrim pjesë në Europianin e 2024-ës,”- kështu deklaroi presidenti i federatës shqiptare të futbollit Armando Duka pak ditë më parë në një intervistë për mediat italiane lidhur me trajnerin e Kombëtares.

Zyrtarisht që prej nëntorit de juro kuqezinjtë janë pa trajner, pasi kontratës së Edy Reja-s i skadoi afati. Gjithsesi si nga ana e federatës ashtu edhe nga e trajnerit ka patur indicie se palët kanë gjetur akordin për katër vitet e ardhshme, por ende deri më tani nuk ka ende asgjë zyrtare.

Palët duket se e kanë marrë me të lehta, duke parë edhe faktin që së afërmi nuk ka ndeshje të kombëtares. Por ndërkohë me të drejtë ngrihet edhe pyetje ‘se në mos palët janë prishur’? Burime të ‘report tv’ në FSHF bëjnë me dije se kjo hipotezë nuk qëndron, madje javët e fundit trajneri Reja ka qenë në Tiranë ku është parë edhe në zyrat e federatës.

Burime bëjnë me dije gjithashtu se zyrtarizimi i marrëveshjes mes FSHF-së dhe trajnerit Reja do të bëhet në fillim të marsit. Kjo për arsyen se në fund të këtij muaji, ekzaktësisht në datën 30 mars, në Udine të Italisë, do të luhet miqësorja me Slloveninë.

 

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ Mbrëmje gala në Teatrin e Vlorës, “Silur Showcase” koncert në sheshin 'Skënderbej'

Aktivitetet kulturore/ Mbrëmje gala në Teatrin e Vlorës, “Silur Showcase” koncert në sheshin 'Skënderbej'