Kur kanë mbetur vetëm 2 muaj e gjysmë nga 2 sfida që mund të bëjnë historinë për kombëtaren shqiptare të futbollit, në kampin kuqezi zyrtarisht nuk ka një trajner.
Tekniku i cili dërgoi për herë të parë Shqipërinë në fazën ‘play-off vetëm një hap larg kampionatit botëror, Sylvinho është aktualisht pa kontratë. Marrëveshja e tij dhe ndihmësve të tij Zabaleta e Doriva, me FSHF-në ka skaduar që në dhjetor të 2025.
Teksa i gjithë opinioni futbollistik në vend është me mendjen te 26 marsi, kur luajmë ndaj Polonisë në Varshavë, nuk dihet ende fati i stafit të Kombëtares.
Report TV u interesua në Federatën Shqiptare të Futbollit, e cila deklaroi se ende nuk ka vendim për situatën, ndërsa më herët është raportuar që Sylvinho dhe ndihmësit e tij pritet të rinovojnë me kusht për 3 muaj. Plani është që trajneri brazilian i Kombëtares, bashkë me Pablo Zabaletën dhe Dorivën të rinovojnë deri në fund të muajit mars kur luhen edhe ndeshjet e ‘play-off-it’.
Kombëtarja kuqezi, e cila në 2026 ëndërron që për herë të parë të luajë në kampionatin botëror, do të luajë fillimisht kundër Polonisë ndeshjen gjysmëfinale të ‘play-off-it’, ndërsa në rast se kualifikohet luan finalen me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi. Të dy ndeshjet për kuqezinjtë do të jenë në transfertë. Në rast se ia dalin të jenë në SHBA, Kanada dhe Meksikë kuqezinjtë janë shortuar në grupin F bashkë me Holandën, Tunizinë dhe Japoninë.
Komente









Haha, ambjent pozitif per stafin drejtues. Me kusht deri ne perfundim te dy ndeshjeve play off: po kalove t'a rinovojme e te bejme hero me pashaporte shqiptare si De Biasi-n, po s'fitove, mbyllet rubineti. Kjo eshte Federata e Mbretit Duka qe s'leviz nga vendi me keq se Saliu.
PërgjigjuKjo esht ne te gjith boten moderne futbollistike,po pate sukses vazhdo po nuk pate ngri leckat dhe zhduku,si duam per te bukur,se marrin dhe shum para.