Kombetarja, Panucci fillon
përgatitjet e Shqipërisë së tij

Kombetarja, Panucci fillon<br />përgatitjet e Shqipërisë së tij<br>
Skuadra kombëtare hyn në ritëm të plotë stërvitor, në kuadër të ndeshjes miqësore të 13 Nëntorit me Turqinë, në Antalya. Ekipi kuqezi, me disa prurje të reja në listën e Panuccit, është akomoduar në një resort turistik ku zhvillon dy seanca stërvitore në ditë.

Gjatë paradites, trajneri është fokusuar në punën me repartet e ndara, pasi mbrojtja ka punuar e veçuar, po ashtu edhe mesfusha e sulmi. Ndërkohë gjatë seancës së dytë stërvitore të kësaj të mërkure, është vënë re se trajneri e ka përqëndruar punën e tij në pjesën taktike. Panucci, në seancën e dytë stërvitore, në ndryshim nga ajo e paradites ku punoi me repartet në veçanti, e ka ndarë ekipin në dy grupe.

Gjithashtu trajneri ka zhvilluar dhe një mini ndeshje për rreth 20 minuta, për të vlerësuar dhe situata të ndryshme taktike të lojës. Migjen Basha është stërvitur veçmas duke kryer disa ushtrime të lehta dhe një vrapim rreth fushës, për shkak se ka patur disa shqetësime fizike.

Këto ditë i shërbejnë Panuccit për të njohur sa më shumë skuadrën, që ndryshe nga ndeshjet zyrtare, do të testojë disa emra të rinj si Kamer Qaka apo futbollisti tjetër Ajdareviç. Të enjten ndërkohë kombëtarja shqiptare do të ketë vetëm një seancë stërvitore dhe ajo do të mbahet gjatë paradites.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!