Kombëtarja, Panucci:S'më duhen
lojtarë që s’kanë b...thë të luajnë

Kombëtarja, Panucci:S'më duhen<br />lojtarë që s’kanë b...thë të luajnë<br /><br>
Në prag të miqësore së 26 marsit ndaj Norvegjisë në Elbasan, trajneri Christian Panucci, doli sot në një konferencë për shtyp para gazetarëve, ku foli për zgjedhjet e bëra në ekip dhe dëshirën për ta fituar këtë ndeshje.

FORMACIONI – Grupi është duke u formuar dhe besoj e keni kuptuar. Natyrisht që deri në qershor do të provoj lojtarë 26-28 vjeç, që do të jenë baza.

E kam vendosur pak a shumë, por do kemi edhe lojtarë të tjerë. Sadikun e njoh, por them se është problem, sepse po luan pak. Po punojmë fizikisht me të. Kemi në sulm Cikalleshin dhe Balajn, me karaktersitika të ndryshme me njëri-tjetrin.

Guri? Ishte e drejtë të grumbulloja Sadikun, pasi Kombëtarja është një mundësi më shumë dhe një stimul, si Aliji që gjeti ekip nëpërmjet Kombëtares. Ai që nga janari luan vetëm 30% të ndeshjeve dhe është i mirë në zonë, prandaj duhej.

E ndjek kampionatin shqiptar, pasi jam trajner i Kombëtares. Abazaj dhe Gavazaj më pëlqejnë, sepse janë lojtarët e duhur për mënyrën tonë të të luajturit. Ata janë lojtarë shumë të mirë një kundër një.

Po luajnë shumë mirë, prandaj e meritonin një çmim. Duhet parë si do të luajnë me Kombëtaren. Kush bën mirë në kampionat, e grumbulloj. Nuk kam asnjë kompleks në këtë drejtim.

BUJAR LIKA –  Nga fillimi i vitit është një lojtar i Grasshopersit. Kam grumbulluar shpesh Hysajn dhe Balliun dhe në rastin konkret vendosa të lë jashtë Balliun dhe të ftoj pikërisht Likën.

Do më pëlqente të kisha 50 lojtarë shumë të mirë. Sa më shumë lojtar të mirë të kem, do kem më pak mundësi për të gabuar.

Ndryshe nga trajneri paraardhës, dua më shumë të fitoj se të kem lojë të bukur. Në fillim kishim më pak kualitet, më pas ftuam Qakën dhe Lilajn, ndërkohë që kemi edhe Ramadanin dhe Likën.

Rasti i Andi Lilës. Nuk ka kualitetet e Lilajt dhe Ramadanit, po është i fortë. Kam kërkuar të bëj një miks futbollistësh. Lojtarët si Lila në 30 minutat janë shumë të rëndësishëm.

MARRËDHËNIA ME BUSHIN –  Natyrisht është bashkëpunim i shkëlqyer me Bushin. Në fund të fundit duhet të jemi të lumtur që ka lojtarë për ekipin Kombëtar. Për Ramadanin ishte lajmëruar, por për Abazajn vendosa në fund.

Dua të provoj lojtarë. Në Turqi vendosa që t’ia lë Bushit, Ramadanit, pavarësisht se ishte i grumbulluar me ne. Por tani kam obligime të tjera, pasi fillojnë eliminatoret e Europianët dhe dua ti shoh të gjithë.

Në cilin repart ka nevojë Kombëtarja për rikuperim?

Natyrisht bazën e kemi krijuar. Si kundër e theksova, problem për momentin ngelet zëvendësuesin e Agollit. Më duhet të rriskoj për të gjetur zëvendësuesin e tij. Kemi disa lojtarë si Memolla, Lenjani, Aliji.

Pse vetëm 1 ndeshje miqësore?

Lila luan pak, Sadiku luan pak, Latifi luan pakë. Mavaraj luan pak apo edhe Cikalleshi. Kjo ishte arsye pse nuk bëmë 2 miqësore. Duhet të kemi shumë kohë për ti stërvitur.

Nuk është se duhet të gjej justifikime. Fakt është se do duhet të stërviten sa më shumë në klubet. Nëse iu referoheshim eliminatoreve luajnë të premte dhe të hënën.

E keni mbyllur gjithë ciklin e kërkimit të lojtarëve?

Shpresoj që jo. Shpresoj të thërrasë sërish lojtarët të rinj. Dikush nuk ka dashur të vijë në ekipin kombëtar. Veseli dhe Abrashi janë të dëmtuar. Unë nuk tërhiqem, jam i bindur që me këtë grup lojtarësh mund të bëjmë shumë mirë për të shkuar në Europian.

Cili do të jetë portieri titullar në Kombëtare?

E bukur të zgjedhësh kur janë në nivel të lartë. Natyrisht kam një idenë time. Do përpiqem ti japë mundësinë të dyve. Në atë sektor jam i qetë.

Cilët lojtarë ju kanë refuzuar?

Emra nuk mund të jepen. Rasti i Zhegrovës. Në fillim tha po, pastaj refuzoi tha jo. Nuk është e drejtë të përcjellim emra. Nëse mua më thonë jo, nuk vijnë më kurrë në Kombëtare, uroj të luajë gjetkë.

A do ti shikojmë futbollistët që refuzuan Shqipërinë shumë shpejt në kombëtaret e tjera? 

Ata nuk kanë bythë të bëjnë zgjedhje. Pyesin familjarët më pas vendosin. Kam djem dhe lojtarë të shkëlqyer dhe, nëse mua më thonë “jo”, ata nuk vijnë më në Kombëtare. Nuk më duhen lojtarë, të cilët nuk kanë by*** të luajnë.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën