Kombëtarja shqiptare e femrave mposht Bjellorusinë dhe lë fundin

Kombëtarja shqiptare e femrave mposht Bjellorusinë dhe lë fundin

Kombetarja e femrave gjate suksesit te sotem ndaj Bjellorusise

Një hap pozitiv i Kombëtares shqiptare të femrave, teksa për herë të parë pasi ka kaluar raundin e parë eliminator të Botërorit, tashmë ka siguruar edhe fitoren e parë në historinë e vajzave të futbollit shqiptar.

Menjëherë pas rezultatit pozitiv të arritur në ndeshjen ndaj Polonisë, në atë barazim në transfertë me rezultatin 1-1, femrat e Kombëtares shqiptare kanë marrë një tjetër rezultat pozitiv me Bjellorusinë.

Skuadra e Grimës ka fituar me rezultatin 1-0, falë goli të Gjinit në minutën e 87-të. Pjesa e parë ka përfunduar me rezultatin 0-0, në një pjesë e cila ka folur me tepër për Shqipërinë, megjithëse femrat e Kombëtares nuk kanë arritur të konkretizojnë mundësitë e krijuara.

Ndërsa në pjesën e dytë Shqipëria ka sfiduar edhe fatin përveç kundërshtarit, pasi Maksuti dhe Bajraktari kanë goditur traversën në dy raste të ndryshme. Pas kësaj fitore, femrat e Kombëtares braktisin vendin e fundit dhe kalojnë Bjellorusinë. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj