Kombëtarja siguron miqësoren e katërt para Euro 2024, ndeshja luhet në Austri

Kombëtarja siguron miqësoren e katërt para Euro 2024, ndeshja luhet në Austri

Kombëtarja

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka gjetur kundërshtarin e katërt në testin gjeneral para Euro 2024. Më 7 qershor në Graz të Austrisë duke nisur nga ora 20:45 kuqezinjtë do përballen me Azerbajxhanin, me ndeshjen që ende nuk është zyrtarizuar, por ka akord mes dy federatave.

Kjo do jetë hera e gjashtë që tanët luajnë kundër ekipit azer dhe të gjitha përballjet janë miqësore. Sa i përket statistikave, tre fitore i përkasin Shqipërisë, një barazim dhe një humbje.

Vlen për t'u theksuar se ekipi i drejtuar nga Sylvinho ka siguruar dy miqësore në mars. Më 22 të këtij muaji gjejmë në Parma ekipin e Kilit dhe tre ditë më vonë në Stockholm përballemi me Suedinë.

Në datën 4 qershor, vetëm dhjetë ditë nga nisja e Euro 2024 ekipi ynë do përballet me modestët e Lihtenshtajnit dhe tanimë në datën 7 qershor me Azerbajxhanin.

Kujtojmë se në Euro 2024 kuqezinjtë u shortuan në grupin B me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë. "Gjermani 2024" merr jetë më 14 qershor dhe finalja luhet më 14 korrik.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?