Kombëtarja e U-21 në përballjen e sotme  për eliminatoret e Europianit për vitin 2019 ka barazuar pa gola ndaj Islandës.

Ndeshja është luajtur në stadiumin e “Elbasan Arena”, ndërsa djemtë e Alban Bushit nuk arritën të shënonin  në këtë përballje.

Ndeshja e 21 vjeçarëve ishte me temp dhe me një rrjedhje të kënaqshme, por fati nuk ishte me djemtë e kombëtares sonë.

Pas katër ndeshjeve, përfaqësuesja jonë renditet në vendin e katërt, ndërsa  ka grumbulluar gjithsej 5 pikë.

Ekipi i Islandës ka një pikë më pak se kombëtarja jonë, por ka një ndeshje mangut.

Në minutat e fundit Islanda është ndëshkuar me kartoon të kuq, ndërsa minutat e mbetur nuk prodhuan asgjë për ekipin e drejtuar nga Alban Bushi.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com