Kombëtarja zëvendëson Tramexanin
zbulohet 'krahu i ri i djathë' i De Biasit

Kombëtarja zëvendëson Tramexanin<br />zbulohet 'krahu i ri i djathë' i De Biasit
Largimi i Paolo Tramexanit e bëri mëse të nevojshme kërkimin një trajneri të ri i cili do të qëndrojë përkrahë Xhani De Biasit në drejtimin e kombëtares shqiptare të futbollit.

E ky kërkim nuk ka zgjatur gjatë pasi sot është gjetur zëvendësuesi i tij dhe bëhët fjalë për Marco Veronese. Lajmin e bën të ditur portali italian ‘GianlucaDiMarzio’ sipas të cilit thuhet se tekniku kuqezi kërkon që të ketë sërisht një bashkëkombas në stolin e kombëtares.

Veronese i lindur në 76-ën ka qënë lojtar i De Biasit në kohën kur italiani drejtonte skuadrën e Modenas, skuadra e cila u bë protagoniste duke kaluar për dy vite nga seria C1 në A nga përgjatë viteve 2000-2002.

I rritur tek të rinjtë e Interit e duke debutuar në Serinë A me ekipin e parë, Marco Veronese ka patur eksperiencë si lojtar në ekipe si Cesena, Spezia e Chievo e më pas si trajner tek Pavia, Monza dhe Cremonese, ekipe të cilat luajnë në Serinë B.

Tashmë ka shansin e artë për t’u bërë pjesë e stolit kuqezi e për të sprovuar veten në përballjet kundër kombëtareve të tjera nga i gjithë globi.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në 

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në