KOMBINAT, Tiranë - Banorë të zonës së ish kombinatit tekstil në Tiranë ndodhen prej dy ditësh energji elektrik. Reshjet e rëna ditët e fundit në kryeqytet kanë bërë që nënstacioni të mbushet me ujë dhe rrjedhimisht energjia të shkëputet.
Banorët denoncojnë se situata vazhdon e njëjtë prej disa ditësh dhe asnjë punonjës i kompanisë CEZ nuk është paraqitur për të vënë në punë nënstacionin. Kryetari i njësisë bashkiake numër gjashtë ishte pranë banorëve ndërsa deklaroi se qytetarët janë pa drita vetëm për shkak të keqmenaxhimit të kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike.
Në mënyrë vullnetare ata janë përpjekur të nxjerrin ujin nga nënstacioni për të mundësuar rikthimin e normalitetit. Përmes një njoftimi për median ka reaguar edhe kompania CEZ shpërndarje e cila njofton se për shkak të përmbytjes së nënstacionit kanë mbetur pa energji Kombinati, Vaqarri dhe një pjesë e Yzberishtit. Sipas tyre bllokimi i kanalizimeve ka vështirësuar nxjerrjen e ujit nga nënstacioni.
CEZ thotë se është e detyruar të mbajë të stakuar këtë nënstacion për sa kohë ai është i përmbytur.
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Basha dje: Përmbytjet, faj i Ramës