TIRANE - Disa banorë të Kombinatit në kryeqytet kanë dalë sot në një protestë në qendër të kësaj lagjeje pasi prej një jave janë pa energji elektrike dhe si rrjedhojë edhe pa ujë të pijshëm. Protestës së tyre u janë bashkuar edhe banorët e Sharrës, të cilët kanë mbi një muaj që nuk furnizohen me energji elektrike.
Gjatë protestës, banorët e revoltuar kanë bllokuar për rreth një orë rrugën kryesore. Atyre u është bashkuar edhe deputeti i Partisë Socialiste, Saimir Tahiri, i cili është edhe kryetar i Degës së PS për Tiranën, bëri me dije selia rozë.
“Kam një javë pa larë, rrobat më janë bërë kapicë, fëmijët kanë mbetur pa larë po ashtut, pa mësime ...cdo gjë si mos më keq. Sali Berisha po çon tarafin e vetë dhe familjen e tij në Europë,ndërkohë që ne po qelbemi pa drita e pa ujë”, tha një prej grave që po protestonte.
Deputeti socialist Tahiri tha se “kjo është situatë e përsëritur dhe e patolerueshme për Kombinatin. Janë të gjithë banorë që paguajnë detyrimet dhe ndërkohë nuk kanë as drita, e për rrjedhojë as ujë. Saliu fryhet dhe thotë po hyjmë në BE Shqipëria po shkon në mesjetë. Saliu fryhet dhe thotë që familjet shqiptare po jetojnë gjithmonë e më mirë këtu në Kombinat banorët janë pa drita dhe pa ujë. Ne bashkë me banorët e Kombinatit do të protestojmë ditë për ditë, deri sa qeveria të bindet që banorëve të Kombinatit t’ju japi drita dhe ujë, dhe t’ju shërbej njësoj si qytetarët europianë që meritojnë të jenë”.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com