Komedia "Çfarë pa kryeshërbëtorja"
nis turneun në disa qytete të vendit

Komedia nis turneun në disa qytete të vendit">
Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli” nis turneun artistik në disa nga qytetet kryesore të vendit me komedinë "Çfarë pa kryeshërbëtorja".
 
Ndalesa e parë do të jetë në qytetin e Vlorës në datat 19, 20 dhe 21 mars ora 19:00.
 
Premiera u ngjit në skenë për herë të parë në 5 mars 1969, një vit e gjysmë pas vdekjes së autorit, “Çfarë pa kryeshërbëtorja” e dramaturgut anglez Xho Orton ngjitet në skenë me regji të Kiço Londos, Ina Morinajt e Ledian Gjeçi. Skenografia është konceptuar nga Beqo Nanaj, ndërsa kostumografia nga Sofi Kara, në këtë dramë luajnë aktorët Genci Fuga, Laura Nezha, Gazmand Paja, Mehdi Malkaj, Rozi Kostani, Ilia Kaçi
  
Nuk është vetëm vepra teatrore, e përcaktuar fare thjesht si më e mira e tij: ajo lajmëron mbërritjen e atij, që mund të quhet një nga dramaturgët më të mëdhenj të pasluftës.
 
Kjo parodi e farsës hedh vështrimin mbi autoritetin, në veçanti autoritetin e psikiatërve. Ortoni e ngre çështjen ndaj të gjithë sistemit, duke e turbulluar vijën ndarëse midis mirëqenies mendore dhe çmendurisë, duke vënë në pikëpyetje metodat e kurimit psiqik dhe duke minuar autoritetin e psikiatrit.
 
Kuptimi mbrapa titullit “Çfarë pa kryeshërbëtorja” ka lidhje me aktin e marrjes së kënaqësisë nga vëzhgimi në fshehtësi i situatave intime apo erotike të personave të tjerë, duke lajmëruar vendosjen e spektatorëve në pozitën e vëzhguesve të fshehtë erotikë.
 
“Çfarë pa kryeshërbëtorja” eksploron gjerësisht seksualitetin dhe identitetin seksual. Bota e veprës është një makth i vërtetë frojdian i çlirimit të shtypjes seksuale.
 
Ortoni e përdor seksin si armë dhe dëshira e tij është të trondisë dhe të zemërojë publikun. Tronditje, neveri, të qeshura ― të gjitha përzihen për të krijuar një pjesë teatrale, e cila, duke sjellë argëtim dhe ndriçim të mendjes, konsiderohet sot si vepër klasike bashkëkohore.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë