Komedia ‘Martesa’ e regjisores Driada Dervishit fiton çmimin e parë në Gjirokastër! Andia Xhunga vlerësohet si aktorja protagoniste më e mirë: Jam e surprizuar

“Martesa”, komedia e Anton Çehov, vënë në skenë nga trupa teatrore e Durrësit  me regji të Driada Dervishit rrëmbeu çmimin e madh të edicionit të tretë të Festivalit Teatror Mbarëkombëtar, “Mjeshtrat e mëdhenj të skenës” në Gjirokastër. 7 trupa teatrore të Shqipërisë dhe një nga Mitrovica u prezantuan përpara publikut gjirokastrit për një javë me vepra të autorëve të mëdhenj shqiptarë dhe atyre botërorë.

 “Më vjen mirë që nëpërmjet teatri gjendet një formë apo një mundësi për t’i  risjellë këto personalitete për brezat e rinj. Që ndoshta i dëgjon për herë të parë  ose ka pa informacion”, tha Artan Bora.

Juria e përbërë nga aktorët Mevlan Shanaj, Ylber Nuredini, Suela Konjari, Fane Bita dhe Eli Nura ndanë çmimet “Ndrek Luca” për disa kategori mes tyre regjia më e mirë “Milto Kutali” e teatri profesionist të Gjirokastrës.

“E gjithë kjo është të ndihesh kaq i emocionuar dhe i tronditur nga realizimi i këtij eventi ku për 7 ditë ka patur një publik të mahnitshëm”, tha Mevlan Shanaj.

Çmimin e aktores protagoniste më të mirë për shfaqjen “Martesa”, e fitoi aktorja Andia Xhunga e quajti një sadisfaksion pjesëmarrjen në këtë festival.

“Jam shumë e emocionuar dhe mbi të gjitha shumë e surprizuar nga publiku i mrekullueshëm Gjirokastrës. Kam pasur fatin që të shëtis në shumë qytete të Shqipërisë, është një festival shumë serioz dhe i kuruar mirë dhe urojmë që ky festival të vazhdojë dhe për shumë vite të tjera”, tha aktorja Andia Xhunga.

Aktori i mirënjohur Timo Flloko vlerëson se festivale të tillë janë një mundësi për të promovuar artistët e skenës teatrore.

“Më pëlqen fakti që është ruajtur kjo traditë, kjo bukuri dhe ky gëzim i këtij festivali, kjo festë. Pjesëmarrja e spektatorit është e plotë dhe më entuziazmon pasi unë kam jetuar në Gjirokastër në mënyrë artistike dhe virtuale, kam jetuar me rolet që kam bërë me Çerçizin. Gjirokastra është qyteti më pranë qiellit do të thosha”, u shpreh ai.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu