Ndërsa demokratët festojnë fitoret e mëdha në Kongresin amerikan, presidenti Trump në daljen e tij të parë pas humbjes në zgjedhje thirri gazetarët në Shtëpinë e Bardhë për t’u treguar punimet në sallën e vallëzimit.
"Kur më kritikojnë pse po punoni për Shtëpinë e Bardhë?' E bëj sepse Shtëpia e Bardhë është simboli përfundimtar i Amerikës dhe duhet të jetë e pastër, duhet të jetë perfekte", "Për mua është relaksuese." tha Trump.
Ai u tregua optimist për marrëdhënien e tij me demokratët që tani kontrollojnë Kongresin.
"Mendoj se ndoshta do të shkoj mirë me demokratët, përveç nëse ata duan të jenë shkatërrues", tha ai.
Presidenti amerikan u pajtua me deklaratat e JD Vance, zëvëndës presidentit se shkak I humbjes në rezultatet e votimit të mesmandatit ishte lufta në Iran duke argumentuar se konflikti solli rritje të cmimeve të karburanteve. Por Trump ritheksoi se lufta në Iran ia ka vlejtur, pavarësisht kostove politike dhe ekonomike. Ai këmbënguli se vendi “nuk kishte zgjidhje tjetër” përveç ndërmarrjes së veprimeve ushtarake për të parandaluar Teheranin nga sigurimi i armëve bërthamore.
Megjithatë, Trump mbrojti vendimin për nisjen dhe vazhdimin e fushatës ushtarake, duke argumentuar se ajo ishte e nevojshme për të parandaluar Iranin nga sigurimi i armëve bërthamore.
“Në të njëjtën kohë, nëse do të më duhej ta bëja sërish, do të më duhej ta bëja sërish, sepse në planin afatgjatë kjo është e vetmja zgjidhje. Nuk mund ta lejojmë Iranin të ketë armë bërthamore”, tha ai.
Trump mbrojti sërish rezultatet e fushatës së tij kundër emigrantëve të paligjshëm.
Më herët Shtëpia e Bardhë reagoi duke postuar foton e Trump me një vështrim të ashpër, të shoqëruar me mbishkrimin ‘Ai është ende presidenti juaj’.









Komente
Komento