Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Shtyrja e negociatave efekte serioze për stabilitetin në Ballkan

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Shtyrja e negociatave efekte serioze për stabilitetin në Ballkan

Vendimi i BE-së për të shtyrë negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të ketë efekte serioze për stabilitetin në Ballkan, thotë ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen për gazetën daneze ”Morgenavisen Jyllands-posten”.

”BE-ja është duke bërë gabimin më të madh strategjik. Një muaj më parë Franca, Holanda dhe Danimarka bllokuan fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për në BE.

Po flitet për një shkelje të premtimit nga ana e BE-së. Refuzimi tashmë ka krijuar një mërzitje dhe një zhgënjim të thellë, jo vetëm në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore, por në të gjithë Ballkanin dhe tek të gjithë fqinjët e BE-së.

Kjo është më se e kuptueshme. Për herë të parë në historinë e BE-së, liderët në mënyrë të dukshme kanë dështuar të mbajnë premtimet e tyre. Refuzimi i hapjes së negociatave me të dy vendeve mund të ketë efekte serioze për stabilitetin në Ballkan. Dhe të gjithë fqinjët e BE-së kanë ngritur dyshime nëse mund të mbështeten në BE si një partner strategjik dhe aleat.

Polemika ka të bëjë për më pak se pesë milionë persona. Për disa vite, këto dy vende që kanë punuar me zell për të përmbushur kushtet për fillimin e negociatave të pranimit në BE. Sipas Komisionit Europian të dy vendet si Shqipëria ashtu edhe Maqedonia e Veriut i kanë plotësuar kushtet për fillimin e negociatave të pranimit në BE. Megjithatë, tre vende të BE-së i thanë ”jo” hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Duke marrë në konsideratë këto negociata do të duhen edhe shumë vite përpara se këto dy vende t’i afrohen anëtarësimit në BE.

Edhe politikanët që janë skeptikë për të parë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si anëtare të ardhshme të BE-së, duhet të kenë interes për fillimin e procesit. Ne e dimë nga përvoja se këto negociata në vetvete janë një nxitës i fuqishëm i reformës. Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore ku sundonte diktatura komuniste janë shndërruar në demokraci, duke futur ekonominë e tregut të lirë dhe mësuar se si të zgjidhnin konfliktet e ndërsjella.

Do të duhen shumë vite përpara se ato të plotësojnë kushtet për t’u bërë anëtare të BE-së. Por është e rëndësishme që ata të mos humbasin shpresën. Maqedonia e Veriut aplikoi për anëtarësim në 2005, ndërsa Shqipëri në 2009.

Sigurisht, ka probleme si në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, duke përfshirë krimin e organizuar dhe menaxhim më efikas të kufijve të jashtëm. Por këto probleme mund të zgjidhen në mënyrë më efikase duke negociuar me të dy vendet dhe duke u siguruar që ato të plotësojnë kërkesat e BE-së.

Në të dy vendet janë zbatuar reforma për të përmbushur kërkesat e BE-së. BE-ja kishte premtuar se do të fillonte negociatat në vitin 2020. Ka rrezik që këto reforma të ngadalësohen ose të ndalojnë plotësisht nëse BE-ja nuk i përmbahet premtimeve.

Prej disa vitesh të dy vendet kanë punuar me vendosmëri për të përmbushur kushtet për të filluar negociatat për anëtarësimin në BE. Pas shumë vitesh, Maqedonia e Veriut arriti të zgjidhte mosmarrëveshjet për çështjen e emrit të vendit me Greqinë. Tani, NATO do ta pranojë Maqedoninë e Veriut si anëtaren e 30-të. Shqipëria u bë pjesë e NATO-s në 2009.  NATO e ka kuptuar që stabiliteti i Europës varet shumë nga qëndrueshmëria dhe siguria e Ballkanit. Refuzimi i hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, minon besimin e unionit. BE-ja, në të vërtetë, është përpjekja e NATO-s për të krijuar më shumë siguri në Europë.

Kina dhe Rusia janë të gatshme të mbushin boshllëkun që është bërë i disponueshëm për shkak të paaftësisë së BE-së. Kina ka para’ për investime strategjike dhe Rusia qëndron e gatshme me oferta të bashkëpunimit ushtarak. Rusia tashmë është aktive në fushatat e dezinformimit për krijimin e përçarjeve dhe mosmarrëveshjeve në Ballkan dhe brenda aleancave perëndimore. Presidenti rus, Putin vështirë se i beson fatit.

Është i një rëndësie të madhe fakti që BE-ja nuk e mbajti premtimin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për të filluar hapjen e negociatave, ashtu siç u rekomandua nga Komisioni Europian”, shkruan Rasmussen.


Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës