Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e konsideron luftën ndaj korrupsionit prioritet dhe shpreh mbështetjen e SPAK në këtë mision. Deklaratën Basha e bëri gjatë një takimi me Zëvendëspresidentin e Institutit Republikan Ndërkombëtar, Scott Mastic.
Komenti i Bashës vjen në një moment kur me kërkesë të SPAK, GJKKO ka marrë masë sigurie ndaj Sali Berishës për korrupsion pasiv.
"Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve dhe kanë përfunduar në llogari bankare, apo janë investuar kudo nëpër botë, duhet t’u kthehen shqiptarëve. Lufta ndaj korrupsionit, i cili është pengesa më e madhe për zhvillimin e vendit dhe krijimit të mundësive për të rinjtë për të ndërtuar jetën në vëndin e tyre dhe jo në emigrim, është dhe priotiteti kryesore i PD", - tha kreu i PD.
Kreu i PD konfirmoi angazhimin e forcës që drejton që të kontribuojë përmes nismave ligjore në parlament për të kontribuar në luftën kunder korrupsionit, veçanërisht në nivelet më të larta.
Kryetari i PD i prezantoi edhe platformën për luftë kundër korrupsionit dhe për reformën zgjedhore, që iu jep qytetarëve shqiptarë mundësinë të zgjedhin dhe të përfaqësohen sipas vullnetit të tyre, lista te hapura, vetting për politikanët, votën e diasporës, presidentin nga populli, etj.
Duke folur për riorganizimin e PD, zoti Basha tha se një vëmendje e veçantë po i kushtohet përfshirjes të sa më shumë grave dhe të rinjve, për trajnimin e të cilëve një kontribut të rëndësishëm po jep dhe IRI.
Basha i prezantoi dhe projektin e Aleancës Qytetare për Demokracinë i cili sipas kryetari të PD është koalicioni për të çliruar ekonominë dhe për të çuar përpara ndryshimet që presin shqiptarët.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.9%
-
Të gabuar
83.1%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2798
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Kur nuk ke mbështetje, krijon akte dhune! Berisha duhet të ikë
24 Dhjetor, 19:11
-
Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?
24 Dhjetor, 18:50
-
Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës
24 Dhjetor, 18:33
-
Përplasja fizike në Kuvend, Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt, kundër Flamur Nokës
24 Dhjetor, 18:31
-
Rrëzohen të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Elezi: Akt tradhtie, Berisha shiti zgjedhjet! Kulluri: Shqiptarët do zgjedhin rreth 20 deputetë
24 Dhjetor, 18:03
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor: Pretendime të pabazuara, nuk cenohet barazia para ligjit (VENDIMI)
24 Dhjetor, 16:23
-
Protesta e PD-së, Martin Leka në Report Tv: Po kthehet në rutinë, Berisha nuk ka njerëz! Përdor propagandë për të karikuar simpatizantët! Më shumë kishte policë
24 Dhjetor, 13:56
-
Kosova dhe Shqipëria me ekipe të përbashkëta hetimore, Dumani dhe Isufaj firmosin marrëveshjen
24 Dhjetor, 12:52
-
‘Propagandë me TikTok-un, por janë kokë e këmbë në EncroChat’, Basha: Më 11 maj të pastrojmë politikën nga të korruptuarit
24 Dhjetor, 12:35
-
Humbi ndjenjat në protestë, videoja që rrëzon pretendimin e Gjekmarkajt! QSUT: S'ka problem shëndetësor! Policia: S'e goditi askush! Deputeti: Më shtynë brutalisht
24 Dhjetor, 11:02
-
I kallëzuar për 'shpërdorim detyre', shkarkoi drejtorin e UKSH në 2022! Ish-kryebashkiaku i PD në Shkodër, Bardh Spahia 1 orë në SPAK: S'ka lidhje me krimin, as korrupsionin (VIDEO)
24 Dhjetor, 09:54
Po si qënka kjo?... Të vjedhësh shuma kolosale, të abuzosh me detyren, Te kryesh edhe vrasje e shkaterrim ekonomik te te gjithe vendit e plot e plot monstruozitete e mynxyra te tjera e ti thuash kriminelit qe vetem te ktheje mallin dhe gjene e vjedhur dhe kaq?!! nje vjedhes i rendomte biçikletash kur kapesh, perveç qe natyrisht i kthente te gjitha qe kishte pervetesuaar, denohesh edhe me burg sipas neneve ne fuqi, kurse ketyre bij bushtrash dhe horra me damke i thuhet qe vetem te kthejne mallin e vjedhur. Jo ore jo... Ata DUHET te gjithe te rripen te gjalle ose te veren me koke poshte apo te digjen ne turren e druve!
PërgjigjuEdhe ti
Përgjigjuhahahahaha Lulushi mbeti gaztor dhe keshtu do te perfundoje edhe ky karrieren e tij te deshtuar politike.
PërgjigjuO Lylysh, o kelysh, shume mire e ke thene, por ceshtja eshte qe edhe ti ke per t'ju kthyer nja 300 milion euro shqiptareve, qe i vodhe ne rrugen e kombit. Dhe ty te zuri barku athere kur te thirri gjykata dhe nga qe ngele me diare, nuk pate mundesi te shkoje ne gjykate brenda afatit. Dhe ceshtja u mbyll per efekt te tejkalimit te kohes! Degjo, o lylysh, ben mire ta mbyllesh ate halene edhe ti se je per pas hekurave edhe ti njelloj si kerma sali. Ke bere shume mekate edhe ti brenda nje kohe rekord. Bene sikur e ke harruar 21 janarin ti ? Je gjakatar njelloj si ky krimineli i peshtire ! Mos u merzit lylysh dhe per tu relaksuar te rekomandoj te shikosh filmin "Dhe vjen nje dite!". Te fala nga Zoti !