Komenti i Sorecës për Ramën, Kryemadhi: Kryeministri dhe qeveria nuk kanë një plan vaksinimi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka komentuar deklaratën e ambasadorit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca i cili tha se ndihej i habitur nga kritikat e kryeministrit Edi Rama ndaj BE-së në lidhje me mbështejen për procesin e vaksinimit.

Nga Shkodra, Kryemadhi deklaroi se kjo gjë është shumë e rëndësishme.

“Kur vija rrugës tani nga Shkodra, lexoja prononcimin e ambasadorit të delegacionit të BE-së, që ndihej i habitur nga sulmi i drejtpërdrejtë i kryeministrit ndaj tyre. Normal që unë si Monikë jam shumë dakord që ne duhet të kemi identitetin tonë si komb, si vend, si shtet, por edhe për t’u përgjigjur me fakte. Atë që ai ngrinte ishte që thoshte që jam i habitur që kryeministri thotë që pse BE-ja nuk na ndihmon për vaksinat, kur Shqipëria nuk ka një plan për vaksinimin, gjë që është shumë e rëndësishme”, tha Kryemadhi.


Lajmi kryesor:

Soreca: I habitur nga kritikat e Ramës për vaksinën! Numri i vaksinave të disponueshme në Evropë, më i vogël nga sa shpresonim


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja