Komenti/ Misioni i dështuar i kancelarit Scholz në Uashington

Komenti/ Misioni i dështuar i kancelarit Scholz në Uashington

Kancelari gjeman dhe presidenti amerikan

Kancelari gjerman nuk arriti të bindë kritikët e tij në Uashington. Ai shkoi në Uashington me duart bosh dhe zgjodhi një gjuhë komunikimi që nuk i bindi kritikët e tij, mendon Michaela Kufner.

"Unë ju premtoj, ne do të jemi në gjendje ta bëjmë këtë," tha presidenti amerikan Joe Biden, në konferencën e përbashkët për shtyp me kancelarin Olaf Scholz . E kjo do të thotë "fundi" i gazsjellësit Nord Stream 2, nëse Rusia sërish kalon kufirin me Ukrainën. Kështu flet një fuqi botërore që është e sigurt për partnerin e saj. Sepse do të duhej të zbatohej "Jo” e Gjermanisë, kur është fjala për gazsjellësin nga Rusia.

Kancelari të paktën nuk e kundërshtoi Bidenin. Kjo duhet të jetë e mjaftueshme. Scholz nuk foli drejtpërdrejt për Nord Stream 2. Në vend të fjalëve të drejtpërdrejta, kancelari fshihet pas formulimeve që shumë vëzhgues i kanë parë në 62 ditët e para të mandatit të tij - se në rast të një pushtimi rus të Ukrainës, "gjithçka është në tryezë". Dhe se ndërhyrja do të kishte "një kosto shumë të lartë për Rusinë". Zgjerimi i paqartë i kërcënimit të tij se "mund të ndodhë shumë më tepër" nga ajo që Rusia mund të presë nuk ndihmon shumë. Këtu askush nuk i kupton këto fjalë.

Paraqitje e paqartë

#woistScholz është hashtag në Gjermani, të cilin kancelari pretendonte ta realizojë gjatë vizitës në Uashington. Për javë të tëra ai nuk tha gati asgjë. Por në vend të paraqitjes brilante si "Lideri i Evropës”, ​​të cilin mund ta thërrasë dikush kur bisedon për Evropën, kjo nuk u realizua as në konferencën për shtyp.

Para ardhjes së tij në SHBA, pyetja e madhe në Uashington ishte: "A mund të mbështeteni tek kancelari Scholz"? Kjo është arsyeja pse presidenti Biden fliste për mysafirin me fjalë si ato se "nuk ka dyshim" dhe se Gjermania dhe Scholz janë"absolutisht të besueshëm". Por do jetë shumë e vështirë që të mbahen nën kontroll kritikat amerikane ndaj kancelarit.

Sepse Scholz nuk ishte i qartë as këtu, e nuk e tha asnjë fjali që mbahet mend, madje as kur flet në anglisht. Nuk ka asnjë deklaratë për vlerat si ajo: "Gjermania do të garantojë vlerat që i ndajnë Amerika dhe Evropa". Pra as këtu nuk ka ndonjë dhuratë për mysafirin.

Ndërkohë që kjo do të kishte qenë kaq e rëndësishme. Për javë të tëra është trumbetuar në programet e hershme, apo në drekë e darkë, nga Thinktanks dhe qarqe të tjera, nëse Berlini po tërhiqet përsëri kur bëhet fjalë për çështje të vështira dhe në Ukrainë po dërgon vetëm helmeta dhe spitale, në vend të armëve.

Gjurmët e paraardhësve

Dihet mirë se Scholz - si shumica e gjermanëve - dëshiron të sigurojë paqen në Evropë përmes diplomacisë. Ndërsa SHBA nuk hezitojnë aspak, as nga "vendosja" e paqes me mjete ushtarake. Informacioni se Gjermania do të transferojë 350 ushtarë të tjerë në kuadër të NATO-s në Lituani nuk ndihmon shumë.

Shkurtimisht: Scholz flet një gjuhë diplomatike që është e vështirë të përkthehet në gjuhën amerikane, e sigurisht që nuk mund të përkthehet në gjuhën e politikanëve të fuqishëm amerikanë në Kongres. Biden po përballet me presionin nga Kongresi, ndërsa kancelari Scholz duhet të mbrohet edhe ndaj kritikave për sjelljet e paraardhësit të tij dhe shokut të Partisë Socialdemokrate, Gerhard Schröder, i cili do të zgjidhet në bordin mbikëqyrës të furnizuesit shtetëror rus të gazit Gazprom, e ka mundësuar edhe vendosjen e tubacioneve Nord Stream.

Përveç kësaj, në kohën kur Scholz dhe Biden bisedonin në Uashington, para kamerave në Moskë u shfaqen edhe krerët e Francës Emmanuel Macron dhe Rusisë Vladimir Putin.Presidenti rus bëri të ditur se pas ca ditësh do të telefonojë sërish me kolegun e tij francez. Ndaj mund të ndodhë që fijet e konfliktit të më të rrezikshëm me Rusinë prej kohës së Luftës së Ftohtë, në fund të përfundojnë në Paris. Gjurmët e Angela Merkelit po rimaten prapë./ Marrë nga Deutche Welle

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane